Pesë million euro financim për SME shqiptare, marrëveshja e rëndësishme mes NOA-s dhe agjencisë franceze Proparco

Paraditja e kësaj të premteje, finalizoi një marrëveshje shumë të rëndësishme që prek të gjithë sipërmarrësit në Shqipëri. Nën prezencën e Ambasadores së Francës, Elisabeth Barsacq, u firmos marrëveshja për financimin e SME-ve me vlerë 5 milion euro. Ky injektim do të përcillet në drejtim të sipërmarrjeve të vogla dhe bizneseve familjare falë rolit ndërmjetësues të institucionit financiar NOA.
Financimi në fjalë kalon nëpërmjet Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe krahut financiar të saj të quajtur PROPARCO. Kjo është hera e parë që Shqipëria përfiton dicka të të tillë nga gjigandi Proparco.
Financime të tilla tërësisht të dedikuara ndaj ekonomisë së sipërmarrjes së vogël janë jetike për të garantuar në mënyrë të pandërprerë aksesin në financë për bizneset shqiptare të cilat vijojnë të gjënden përballë sfidash të njëpasnjëshme që nga kriza e tërmetit dhe ajo post-covid, kriza e rritjes së çmimeve, impakti në tregti nga lufta e Ukrahinës, etj.
Ambasadorja e Francës, Barsacq u shpreh se:
“Me bisedimet e anëtarësimit në BE, një detyrë shumë e rëndësishme për Shqipërinë është të luftojë mungesën e transparencës dhe të luftojë korrupsionin”.
Ndërsa Herjola Spahiu, CEO e NOA, u shpreh se suksesi i tyre vjen si rrjedhojë e një shërbim që bazohet mbi dëgjimin dhe reagimin ndaj realiteteve në terren, ndaj sfidave dhe ndaj ambicieve të sipërmarrësve shqiptarë.
Nga ana tjetër, Stephane Froissardey, Drejtori për Eurasia u shpreh entuziast për këtë bashkëpunim:
“Proparco është krenare që mbështet një institucion kaq të rëndësishëm mikrofinanciar shqiptar si NOA, i njohur për praktikat e përgjegjshme të kreditimit dhe politikat e mbrojtjes së klientëve.”
Një projekt i tillë që prek pothuajse çdo familje, është padyshim një hap zhvillimi për Shqipërinë. Ju tanimë e dini që NOA është lider në sektorin e saj, dhe më të mirët gjithmonë sjellin më të mirën për ju!