LIFESTYLE 12 Korrik 2022, 22:00

Përse fotot e publikuara nga NASA sot janë një zhvillim historik për astronominë dhe Universin

Përse fotot e publikuara nga NASA sot janë një zhvillim historik

Sic mund ta keni parë sot kudo në rrjetet sociale, imazhet e para nga teleskopi hapësinor James Webb janë mahnitëse. Nëse merrni vetëm një moment për t'i parë, detaje të shumta fillojnë të shfaqen, ato shpërthimet e vogla të dritës janë galaktika që përmbajnë triliona yje.

Përse fotot e publikuara nga NASA sot janë një zhvillim historik

Sasia e madhe e informacionit që përmban çdo imazh është e jashtëzakonshme, si asnjëherë më parë në foto apo të dhëna të këtij lloji. Për më tepër që ky thesar vjen nga vetëm disa ditë vëzhgimesh dhe deri më tani teleskopi ka parë vetëm një pjesë të vogël të qiellit. Imagjinoni cfarë do të ndodhë në të ardhmen, pasi Webb do të kapë pjesë të kozmosit për 20 vitet e ardhshme.

Ekziston një listë zbulimesh që astronomët shpresojnë t'i bëjnë, që nga shikimi i yjeve të parë që kanë nisur të shkëlqejnë, deri te gjetja e planetëve të banueshëm përtej sistemit tonë diellor. Por gjëja më emocionuese që pritet të ndodhë për shkencëtarët janë zbulimet që ata as nuk i kanë ëndërruar. 

Këto janë vetëm pak nga imazhet që kemi deri tani:

Përse fotot e publikuara nga NASA sot janë një zhvillim historik

Përse fotot e publikuara nga NASA sot janë një zhvillim historik

Përse fotot e publikuara nga NASA sot janë një zhvillim historik

Përse fotot e publikuara nga NASA sot janë një zhvillim historik

Përse fotot e publikuara nga NASA sot janë një zhvillim historik

/News31

Burimi: BBC