LIFESTYLE 29 Dhjetor 2021, 15:51

Për një vit sa më të mbarë, këto janë disa nga bestytnitë për natën e ndërrimit të viteve

Për një vit sa më të mbarë, këto janë disa

Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave. Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit.

Ndërrimi i viteve është një kohë ku shumë njerëz kryejnë mjaft rite duke besuar fort se ato do të sjellin mbarësi dhe fat përgjatë Vitit të Ri. Këto rite janë të trashëguara brez pas brezi në popuj me zakone edhe tradita të ndryshme, por të gjitha kanë një qëllim të përbashkët: Të largojnë të keqen e vitit të shkuar edhe të sjellin të mirën në vitin e ri.

– Sipas besëtytnive në shumë vende të botës, numri 12 është fatsjellës. Në Spanjë dhe në shumë vende të Amerikës Qendrore si në Venezuelë dhe në Kosta Rika, vendosen 12 kokrra rrushi në tavolinë, një për çdo muaj të vitit: është traditë të hash nga një kokërr çdo sekondë që paraprin mesnatën. Në Caracas, kambanat e katedrales bien 12 herë në mesnatën e Vitit të Ri. Në Filipine sjell mbarësi të vësh në tavolinë 12 fruta të rrumbullakëta që përfaqësojnë monedhat, si simbol i prosperitetit.

– Në Itali e në shumë vende europiane veshin të brendshme ngjyrë të kuqe në natën e Shën Silvestres, si ritual fatsjellës. Por nuk është kudo kështu: në shumë vende të Amerikës Qendrore, ngjyra fatsjellëse është e verdha. Nëse do të festoni në Meksikë, apo në Santiago, kryeqytetin e Kilit, do të shihni shumë dekorime dhe tullumbace të verdhë. Në Brazil, ngjyra fatsjellëse është ajo që i përfshin të gjitha.

– Në Irlandë, për të pasur mbarësi, trokasin në muret e shtëpive me bukë, ndërsa në Danimarkë hedhin pjata dhe gota të vjetra në derën e tyre ose atë të të afërmve dhe miqve për të larguar shpirtrat e këqij. Gjithnjë në Danimarkë, sapo mbërrin mesnata, është traditë të hidhesh nga karrigia. Sipas besëtytnisë, kjo përfaqëson në mënyrë metaforike largimin e vitit të vjetër për të hyrë te viti i ri.

– Të gjithë portofolët tuaj këtë mbrëmje mos i lini të zbrazëta, por i mbushni me monedha, sepse kështu besohet se viti i ardhshëm do t’iu përcjellë më shumë begati dhe pasuri.

– Në Greqi, për të pasur mbarësi, varin një qepë në derën e jashtme. Në Republikën Çeke, duhet të prisni një mollë në mes; nëse shfaqet një kryq, viti i ri do të ketë disa peripeci, nëse shfaqet një yll, viti do të jetë i mbarë. Në shumë kultura në vende të ndryshme të botës, nga Greqia në Meksikë e deri në Filipine, kush gjen monedhën e fshehur tek kulaçi, do të ketë shumë fat.

– Njeriu i parë, i cili do t’u hyjë në shtëpi pasmesnate, besohet se ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës për ju dhe besnikërisht mund të mbështeteni në të.

– Preferohet që ndonjë punë apo veprim që ju ka mbetur në gjysmë ta përfundoni pikërisht në ditën e ndërrimit të mot moteve. Ky veprim do t’u sjellë shumë fat dhe punë të mbarë në të gjitha ndërmarrjet tuaja, gjatë tërë vitit të ardhshëm.

– Nëse dëshironi që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta prisni me borxhe. Tentoni që para ardhjes së Vitit të Ri t’i paguani të gjitha borxhet që i keni, sepse kështu viti që vjen do t’u sjellë fillim të mbarë në të gjitha fushat e jetës.

– Në Holandë është një traditë që ka lindur në vitin 1965 në Scheveningen dhe është përhapur në 200 qyteza të tjera në Holandë, ku mijëra persona, më 1 janar, bëjnë një zhytje në Oqean. Pas zhytjes në ujin e ftohtë, ata i pret në plazh një çokollatë e ngrohtë apo një supë me bizele.

– Në Barcelonë, Primer Bany de l’Any (zhytja e parë e vitit) është një ritual i kohëve të fundit. I përuruar në vitin 1996, që prej atëherë zhvillohet çdo vit në plazhin e qytetit Sant Sebastiá. Në këtë periudhë të vitit, temperatura mesatare është 18 gradë Celsius, kurse ajo e ujit rreth 12-14 gradë.

– Puthja në mesnatë nuk është vetëm shprehje e momentit euforik të kremtes, por ajo shpreh edhe konfirmimin e bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me atë person, edhe gjatë 12 muajve të vitit që po na vjen.

-Në Filipine njerëzit mbushin tavolinën me fruta të rrumbullakëta sepse kjo formë ngjan me monedha. Ata po ashtu shkëmbejnë monedha për të ardhura më të mira.

-Në Brazil njerëzit vishen me të bardha. Ata po ashtu kanë edhe kapërcimin e 7 dallgëve që janë 7 ditët e javës së çdo viti për të ecur mbarë.

-Në Angli njerëzit formojnë një rreth me qirinj të kuq dhe hidhen në mes pa i fikur ato.

-Në Rumani njerëzit mundohen të lexojnë lëvoret e qepëve për të treguar fatin.

/News31