Pas "Harry Potter", edhe saga tjetër e filmave të famshëm do të vijë si serial, çfarë dihet deri tani?

Lajmi i disa ditëve më parë, që librat e famshëm të "Harry Potter" që kanë aq shumë fansa në të gjithë botën, do të vijnë si një serial në HBO Max, pas suksesit absolut që patën 9 filmat, po ndiqet nga një tjetër lajm i mirë, për të gjithë ata që kanë qenë apo janë adhurues të "Twilight".
Saga e librave dhe filmave të njohur, do të përshtatet edhe për ekranin e vogël, si serial, teksa "The Hollywood Reporter" raporton se shfaqja televizive do të jetë sigurisht i bazuar në serinë e librave që kanë thyer shumë rekorde, nga autorja Stephenie Meyer dhe gjithë ideja është në fazat e hershme të zhvillimit nga kompania Lionsgate. Sinead Daly është duke punuar për skenarin dhe së bashku me produksionin do të vendosin nëse seriali do jetë një ribërje e filmave (historisë së ture) apo nëse do të ndjekin një “rrugë tjetër”. Duke qenë se planet janë në fazat fillestare, seriali i ri nuk është “lidhur” me ndonjë platformë specifike transmetimi apo rrjet televiziv ende.
Burimet thonë se në përshtatjen televizive pritet të përfshihet edhe vetë autorja, ndërsa për ju që nuk e dini libri i parë i serisë ‘Twilight’ u botua në vitin 2005 dhe u pasua nga tre vazhdime, Hëna e Re, Eklipsi dhe Agimi. Të gjithë së bashku ata shitën më shumë se 100 milionë kopje në mbarë botën.
Filmat e ‘The Twilight Saga’, me protagonistë Kristen Stewart dhe Robert Pattinson, nisën të shfaqen me të parin në vitin 2008 shfaqën në vitin 2008, ndërsa të 5-të projektet kinematografike tejkaluan 3 miliardë të ardhura në arkat globale.
/News31