LIFESTYLE 20 Qershor 2022, 11:19

Pas gjithë zhurmës që u bë “Sunny Hill” i rikthehet Kosovës, çfarë do të ndodhë me Tiranën?

Pas gjithë zhurmës që u bë “Sunny Hill” i

“Sunny Hill” ka ndryshuar sërisht vendndodhjen duke u kthyer në Kosovë.
Sipas burimeve të Anabel është njoftuar se festivali do të mbahet në shtëpinë e tij.

 

Para disa ditësh u njoftua se ky Festival do të zhvendosej në Tiranë, gjë e cila solli dhe kërkesën e babait të Dua Lipës, Dukagjin Lipës i cili kërkoi arsyen e vendosjes së Festivalit në Tiranë, por tashmë lajmi i mirë është se Festivali do të zhvillohet në të dyja Kryeqtetet.


Këtë lajm e ka bërë me dije gjithashtu edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili njoftoi lajmin e mirë për të gjithë se Festivali veror “Sunny Hill” do të zhvillohet dhe në Prishtinë dhe në Tiranë.


Në këtë njoftim Erion Veliaj shkruan:


“Sunny Hill Festival - Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! A jeni gati për një super verë elektrizuese në të dyja kryeqytetet shqiptare? Jam shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht.Një super lajm për të gjithë!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)