LIFESTYLE 20 Shtator 2022, 15:12

Pak ditë pas doli në shitje, zbulohen problemet e para të iPhone 14!

Pak ditë pas doli në shitje, zbulohen problemet e para të iPhone

IPhone 14, i prezantuar vetëm pak ditë më parë nga Apple dhe zyrtarisht në shitje prej së premtes, nuk zhgënjeu me vëmendjen që mori dhe sigurisht numrat e shitjeve të para, teksa një numër i madh njerëzisht sic e do edhe tradita, zunë vend në radhët kilometrike në dyqane për ta "shtënë" në dorë. 

Megjithatë që tani disa prej blerësve janë duke raportuar një problem të cuditshëm me paisjen elektronike, lentja kryesore e kamerës së pasme dridhet fizikisht dhe tronditet në momentet kur po bëjnë foto ose video në disa aplikacione të palëve të treta, përfshirë këtu Snapchat, TikTok dhe Instagram.

Videot e mëposhtme, të postuara në Twitter nga përdoruesit e tregojnë problemin:

Apple nuk ka komentuar ende mbi këtë problem, megjithatë me shumë gjasë bëhet fjalë për një gabim software, që ndikon në stabilizimin optik të imazhit të pajisjes. Nëse ky është vërtetë problemi, Apple duhet të bëjë patjetër një rregullim në përditësimin e tij të fundit iOS 16.1.

/News31