LIFESTYLE 23 Gusht 2022, 10:38

OriginAL, zbulo rrënjët e tua!

OriginAL, zbulo rrënjët e tua!

Të jesh në tokë të huaj dhe të jesh i vetëdijshëm për rrënjët e tua, është pjesë thelbësore e identitetit të individit. Këtë thirrje tëpërkatësisë kombëtare, shumë prej të ikurve në vendet jashtëShqipërisë, e ndiejnë dhe e trashëgojnë brez pas brezi. Diaspora shqiptare ka qenë tradicionalisht aktive në vendet nga kanë ikur,nga kudo ku flitet gjuha shqipe. Por, gjatë viteve të fundit, tëpakta kanë qenë organizimet brenda vendit për t’u hapur njëportë njohjeje të rinjve me origjinë shqiptare.

Këtë mision e ka marr përsipër organizata Germin dhe Global Albanians Foundation, me një program shumë domethënës i cilisynon të njohë të rinjtë e diasporës, me vendin e tyre tëorigjinës. Programi OriginAL mblodhi 45 të rinj nga diaspora nëShqipëri dhe Kosovë për një udhëtim dyjavor (16-21 gusht) drejtkulturës, traditës, kulinarisë dhe gjuhës shqipe, duke i shëtitur nëtë dyja shtetet. Ftesa për këtë udhëtim tërhoqi shumë vëmendjedhe interesi shumë i madh i të rinjve tregon se edhe pse kanëlindur në vendet ku jetojnë, kurioziteti mbetet ende për tëzbuluar vendet e tyre mëmë.

Dinamika e re e emigrimit te shqiptarët e ka bërë sfidueseruajtjen e traditës, kulturës dhe gjuhës, për këtë arsye, OriginALrreket të forcojë lidhjen e të rinjve të diasporës me vendet e tëparëve, identitetin kombëtar, si dhe njohjen e tyre me bashkëmoshatarët që jetojnë në trojet shqiptare.

Duke patur si synim mbështetjen e projekteve që promovojnëvendin, si edhe nxisin edukimin mes të rinvje, One Telecommunications dhe ALBtelecom e mbështetën këtëprogram me shumë dashamirësi, duke i ofruar komunikim falas45 të rinjve pjesëmarrës, përgjatë gjithë ditëve që vizituanShqipërinë. Gjithashtu, ONE dhe ALBtelecom organizuan njëmbrëmje festive për të ndarë momentet më të bukura përgjatëkëtij udhëtimi.

Të rinjtë mes moshave 18-25 vjeç u shprehën entuziastë dhe tëmahnitur nga historia dhe peizazhet e trojeve shqiptare.

Elsa, 24 vjeç nga Tetova, e lindur dhe e rritur në Gjermani, u shpreh: “Një nga gjërat që më pëlqeu më shumë nga programiishte se mund të mësoja më shumë mbi historinë e Shqipërisë. Gjithmonë kam qenë krenare që jam shqiptare, por tani e ndiejveten akoma edhe më shumë”.

Jetnisi, nga Kosova, është rritur në Bruksel, aty ku aktualishtvazhdon dhe studimet e tij për Inxhinieri Elektromekanike. Ai u shpreh se mësoi për programin përmes rrjeteve sociale dhe ishteshumë i lumtur që pati mundësinë të përfshihej, pasi e ndienteveten shumë të lidhur me vendin e tij të lindjes. Jetnisi tha se çdo vit rikthehej në Kosovë, por këtë herë, këtë udhëtim e bërimë emocionues fakti që e ndau përvojën me të tjerëbashkëmoshatarë, të ngjashëm me të në aspektin e mendësisë. Së bashku, ata e kultivuan edhe më tepër ndjenjën e patriotizmitdhe atdhedashurisë.

Ndërsa Trina, 21-vjeçarja e lindur dhe e rritur në Londër, e cilastudion për Artet e Bukura në Universitetin e Arteve në Londër, tha se i pëlqente shumë që kishte mësuar mbi historinë e komunizmit në Shqipëri dhe se mezi po priste të bënte projektine saj në lidhje me çfarë kishte mësuar gjatë programit. “Ishtehera ime e parë që vizitoja Shqipërinë dhe Kosovën dhe do dojaqë të ndaja historinë e tyre përmes projektit tim në arte, nëmënyrë që njerëzit të mësojnë më shumë për këto vende.”

Ruajtja e identitetin që buron nga origjina nuk është gjithmonë e lehtë për t’u arritur, pasi përshtatja dhe asimilimi në kulturat e tjera, shpesh herë sjell shkëputje nga gjuha, tradita apo kulturamëmë. Por, përmes programeve të tilla si OriginAL, lidhja me vendin nxitet dhe ruhet si një investim që do të trashëgohet edhetek brezat pasardhës. Mbështetja nga ONE dhe ALBtelecomsynon që të rrisë impaktin e këtij programi dhe të kontribuojnëpozitivisht në vazhdimësinë e tij.