LIFESTYLE 17 Qershor 2022, 21:11

One Telecommunications mbështet nismën “Rrathë Dhurues”

 One Telecommunications mbështet nismën “Rrathë

One Telecommunications vijon promovimin dhe zhvillimin e filantropisë në Shqipëri. Këtë
herë kompania mbështeti nismën e Partnerët Shqipëri, “Rrathë Dhurues”, ankandi i tretë i
dhurimit live, ku përfaqësues të lartë të sektorit të biznesit, institucione diplomatike, sektori
shtetëror, shoqëria civile etj, ofruan mbështetje financiare dhe jo vetëm, për tre kauza që
sjellin ndryshime të qëndrueshme sociale për komunitetet në nevojë.


Ditën e djeshme, datë 16 qershor, One Telecommunications dhuroi për kauzën “Pop-up
book” 100 libra dhe 1 vit internet falas për shkollën e Ferrajt, në Dajt. Ky dhurim synon
zhvillimin e aftësive social-edukative të 148 nxënësve të komunitetit.

One Telecommunications mbështet nismën “Rrathë

“Pop-up book” ofron hapësira bashkëkohore në formën e një biblioteke, me tekste
shkencore dhe libra artistikë, në të cilin zhvillohen dhe aktivitete të ndryshme të organizuar
nga mësuesit e shkollës së zonës dhe përfaqësues të organizatave.

One Telecommunications mbështet nismën “Rrathë

One beson se nisma të tilla mund të ndihmojnë në zhvillimin dhe fuqizimin e të rinjve për
përgatitjen e tyre në tregun e punës, pasi fokusi i kompanisë është promovimi i edukimit si
shtyllë kryesore e të ardhmes. Për këtë arsye, kompania do të vijojë të japë kontributin e saj
në komunitet, duke lehtësuar nevojat në komunikim.