Njerëzit duhet të paguajnë për funeralin e tyre nëse duan të ngjiten në Mont Blanc
Mont Blanc është një nga majat më të "lakmuara" të Europës, me shumë alpinistë që duan ta ngjisin përgjatë vitit, por edhe njerëz të thjeshtë, turistë më mirë të themi, që rrezikojnë shumë për hir të aventurës dhe adrenalinës.
Pikërisht për këtë arsye, nga tani e tutje duhet të lini €15,000 garanci për t'u ngjitur në një nga pikat më të larta të kontinentit të vjetër, në rast të ndonjë aksidenti fatal. Më saktë, duhet të paguani €10,000 për marrjen e trupit dhe €5,000 të tjera për funeralin. "Sa për të qenë brenda" i thonë një shprehje.
Kjo ide ka ardhur nga kryetari i bashkisë së Saint-Gervais, provincë franceze afër Mont-Blanc, i cili do që të dekurajojë alpinistët e pakujdesshëm gjatë verës, sidomos ata që nuk kanë eksperiencë dhe që kjo aventurë mund t'i kushtojë shtrenjtë. Në fakt, mali i njohur ka një histori, pasi numri i shkëmbinjve që bien, rritet gjatë verës, çka e bën një terren shumë të rrezikshëm. Por siç duket, disa prej tyre duan ta tentojnë ngjitjen me çdo kusht, duke injoruar rekomandimet e autoriteteve lokale.
Keyebashkiaku Jean-Marc Peillex është shprehur për mediat:
“Është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen sigurisht. Duhet të jemi të vetëdijshëm se kur ka idiotë që shkelin rregullat, ka pasoja. Pasoja njerëzore për ta, sepse mund të vdesin. Por ka edhe pasoja njerëzore për shpëtimtarët, të cilët do të shkojnë të kërkojnë trupin e tyre të pajetë ose kushdo që do të shkojë t'i shpëtojë.”
Ne personalisht na u mbush mendja mos të shkojmë, nuk e dimë për ju...
/News31