“Njëqind vjet vetmi”, Netflix publikon trailer-in e serialit të bazuar në veprën e Márquez

Pas shumë vitesh pritje, Netflix ka transmetuar trailerin e serialit më të ri, të bazuar në një prej veprave absolutisht më të famshme në botë “Njëqind vjet vetmi”. Dita e publikimit zgjedhur pikërisht dita e premte (dje) pasi përkontr me 40-vjetorin e çmimit Nobel në Letërsi të autorit kolumbian Gabriel García Márquez.
“Njëqind vjet vetmi” është bazuar në romanin e García Márquez të vitit 1967 me të njëjtin emër. Seriali do të jetë në fakt përshtatja e parë audiovizive të librit, ndërsa historia e saj do të jetë, sipas përshtatjes nga libri, historia që ndjek në disa breza familjen Buendía, patriarku i së cilës themeloi qytetin imagjinar të Macondo. Romani shquhet për temat e vetmisë dhe përdorimin e realizmit magjik.
Netflix kishte njoftuar pak vite më parë se José Rivera kishte nisur të shkruante shfaqjen televizive, me skenaristët kolumbianë Natalia Santa, Camila Brugés dhe Albatros González, teksa regjizorët Alex García López dhe Laura Mora do të drejtojnë sezonin e parë.
Sakaq, Netflix po zhvillon projektin në bashkëpunim me fëmijët e García Márquez, Rodrigo García dhe Gonzalo García.
/News31