LIFESTYLE 3 Gusht 2022, 20:15

Një koleksioniste "e çmendur" si Victoria Beckham, stilistja e njohur ka plot 14 unaza martese

Një koleksioniste "e çmendur" si Victoria Beckham,

Për David dhe Victoria Beckham, koha duket se nuk ka kaluar aspak, përkundrazi janë si vera ‘’sa më shumë kalojnë vitet, aq më të mirë bëhen’’. 23 vite bashkë, 4 fëmijë të bukur dhe plot 14 unaza fejse martese. Është ky bilanci që përmbledh ''shkurtimisht'' lidhjen e tyre.

Me siguri që nga fjalia e mësipërme nuk ju bën përshtypje as numri i viteve së bashku e as ai i fëmijëve, por ai i unazave të Posh Spice-t. Për femrat në të gjithë botën, unaza e martesës është thesari që ruhet për gjithë jetën, kurse për Victoria Beckham, unaza është e përkohshme.

Nga dita kur Davidi i propozoi për martesë kanë kaluar 23 vjet dhe bashkë me vitet, janë ndërruar edhe unazat, të gjitha me prerje, gurë të çmuar dhe vlerë të ndryshme. Besojeni ose jo, por David i ka dhuruar plot 14 unaza martese, të cilat kapin një vlerë totale prej 8.9 milionë stërlinash.

Një koleksioniste "e çmendur" si Victoria Beckham,