LIFESTYLE 23 Mars 2023, 16:02

Një "guidë" për jo besimtarët se si të silleni rreth miqve apo kolegëve që agjërojnë gjatë Ramazanit

Një "guidë" për jo besimtarët se si të

Muaji më i shenjtë e i rëndësishëm i kalendarit musliman, ai i Ramazanit, ka nisur ditën e sotme, por shpesh jo-besimtarët e gjejnë vetën duke mos ditur si të sillen rreth atyre që e "mbajnë Ramazanin" dhe pikërisht për këtë arsye po ju listojmë disa gjëra që mund dhe mund të mos i bëni:

1. Mund të hash në sy të dikujt që agjëron, por thjesht përpiquni mos i lini një drekë pune: Për 30 ditë, myslimanët nuk do të konsumojnë as ushqim e as pije nga lindja e diellit e deri në perëndim, por ju mund ta bëni këtë edhe nëse jeni pranë tyre sepse fundja jeta vazhdon si normalisht për të tjerët. Megjithatë, nëse lini një drekë qoftë edhe pune e kolegu juaj mysliman refuzon të vijë, përpiquni të tregoheni të kuptueshëm.

2. Nuk e keni për detyrim që t'i bashkoheni miqve tuaj për agjerim, por mund t'i bashkoheni për iftar: Nëse jeni kuriozë se si është të agjërosh dhe të provoni veten, mund ta bëni, por s’jeni aspak të detyruar edhe nëse marrëdhënia me personin që e bën është shumë e ngushtë. Megjithë nëse doni të bëni dicka për ta, mund t'i bashkoheni për iftar. Iftar quhet vakti që konsumohet pasi perëndon dielli dhe besimtarët uslimanë organizojnë darka familjare për ta konsumuar.

3. Oraret e Ramazanit nuk keni pse i dini, por jini fleksibël sa të mundeni Ramazani mund të jetë i vështirë për t'u kuptuar nga jo-besimtarët pasi ditët dhe oraret zhvendosen dhe lëvizin vazhdimisht, për shembull dita e fillimit varet nga dita kur bie hënë e re sepse kalendari islamik është hënor. Për këtë arsye nëse një koleg apo mik ju kërkon të vijë më herët nesër apo të largohet më herët, përpiquni t’i respektoni kërkesat e tij.

4. Mund t'i ftoni për kafe miqtë tuaj që agjërojnë, po kuptojini nëse ju mbajnë pas distancë. Ata nuk do të konsumojnë gjë, as kafe, as ujë, por e rëndësishme është shoqëria. Ndërkohë, fakti që ju qëndrojnë larg është pasi duke mos konsumuar asgjë gjithë ditën, goja mund t'i mbajë pak erë. 

5.Si t'i uroni?“Gëzuar, Ramazanin!”, shkurt, qartë dhe pastër!

6. Kujdes me shprehjet e tipit "duhet të agjëroj edhe unë të humbas peshë" sepse mund ta marrin si ofendim! 

/News31