LIFESTYLE 27 Maj 2022, 20:48

Një event mode që s’duhet humbur! Elisabetta Franchi prezanton koleksionin Fall-Winter 2022-2023

Një event mode që s’duhet humbur! Elisabetta Franchi prezanton

“Elisabetta Franchi” prezanton sot koleksionin Fall-Winter 2022-2023.

Marka prestigjoze e modës ka ditur të sjellë gjithnjë elementë fantastikë në veshje dhe trendet aktuale dhe nuk kemi dyshimin më të vogël që kështu do të jetë edhe kësaj here.

Disa personazhe të njohur janë ftuar në sfilatën që do të përbëjë një nga eventet më të rëndësishme të modës në Tiranë.

“Elisabetta Franchi” ka dyqanin e saj, në zemër të Tiranës në Arena Center, duke sjellë një standard të ri në botën e modës në vend.

Dyqani luksoz i ndërtuar plot finesë në 150m2 vjen me një vitrinë gjigante, ku shpaloset gjithë sharmi i koleksioneve të “Elisabetta Franchi , me një arredim fantastik të realizuar në stilin e pakrahasueshëm italian.