LIFESTYLE 14 Janar 2022, 14:00

Nga mesazhet e vonuara tek gënjeshtrat, 7 shenja që tregojnë se marrëdhënia po bëhet toksike

Nga mesazhet e vonuara tek gënjeshtrat, 7 shenja që tregojnë se

Kufiri midis marrëdhënieve të shëndetshme dhe jo të shëndetshme mund të jetë i vështirë për t'u identifikuar.

Ndaj, ja se si të dalloni shtatë shenja të një marrëdhënieje toksike:

1. Mungesa e besimit

Një partner është një njeri tek i cili duhet të mbështeteni, të ndiheni të mbrojtur. Në mungesë të besimit, asnjë nga këto gjëra nuk është e mundur.

2. Komunikimi armiqësor

Sipas Kamil Lewis, AMFT, një terapist seksi dhe marrëdhëniesh në Kaliforninë Jugore, format e komunikimit armiqësor përfshijnë:

- Të bërtitura
- Thirrja në emër ose fraza të tjera
- Hedhja dhe thyerja e gjërave
- Përdorimi i trupit për frikësim ose forcë

Sipas Woodfin, shenjat më delikate të komunikimit armiqësor përfshijnë:

- Të fajëson vazhdimisht
- Të ndërpret vazhdimisht
- Përgjigjet pa të dëgjuar ose kuptuar deri në fund

3. Sjelljet kontrolluese

Partneri nuk ka të drejtë të kontrollojë veprimet tuaja. Sipas Woodfin, një sjellje kontrolluese për të cilën duhet të keni kujdes është kërcënimi i humbjes së diçkaje, të tillë si stabiliteti financiar, koha me fëmijët tuaj ose shoqëria.

Shenja të tjera të sjelljes kontrolluese përfshijnë:

- Të tregon se çfarë është e drejtë
- Të kërcënon
- Do të dijë gjithçka që bën dhe me kë je
- Përpiqet të menaxhojë paratë e tua
- Të distancon nga njerëzit e dashur ose është gjithmonë i pranishëm kur je me të tjerët
- Sillet sikur nuk e di për çfarë po flet
- Kërkon akses në telefonin ose rrjetet e tua sociale

4. Gënjeshtrat e shpeshta

“Gënjeshtrat - sado të vogla - “gërryejnë”besueshmërinë me kalimin e kohës," thotë Romanoffx, terapiste çiftesh.

Kur një partner ju gënjen, kjo tregon se nuk ju respekton.

5. Jep, por nuk merr

Nëse marrëdhënia juaj rrotullohet vazhdimisht rreth asaj që e bën partnerin tuaj të lumtur dhe po injoron nevojat e tua, kjo mund të jetë një shenjë toksiciteti.

"Të jesh i vëmendshëm ndaj partnerit është një gjë, por nëse e gjeni veten duke i thënë shpesh jo vetes për t'i thënë po atij, mund të mendoni të vendosni disa kufij," thonë terapistët.

Sipas Woodfin, shenjat e një marrëdhënieje ku vetëm njëri partner jep përfshijnë:

- Të jesh gjithmonë i pari që dërgon mesazhe
- Hapësira të gjata kohore midis dërgimit të një mesazhi dhe marrjes së një përgjigjeje
- Biseda të komplikuara
- Kërkon vazhdimisht që partneri të ndryshojë sjelljen e tij

6. Ndiheni të mbytur

Mendoni për herën e fundit që keni bërë diçka për veten tuaj, keni kaluar kohë - qoftë edhe virtualisht - me një njeri të afërt ose keni fjetur mirë.

"Zakonisht, kujdesi për veten dhe prioritizimi i vetes neglizhohen. Koha dhe energjia mendore në marrëdhëniet toksike shpesh do të shpenzohen për personin tjetër”, thonë terapistët.

7. Justifikoni gjithmonë sjelljen e tyre

A e gjen shpesh veten të detyruar në një pozicion për të mbrojtur partnerin?

Mbase vetë nuk e dallon, por një sy i jashtëm, dikush që e njeh që të do—si p.sh. një mik apo familjar—mund të jetë në gjendje të shohë qartë qëndrimin e partnerit.

A mund të rregulloni një marrëdhënie toksike? Është e mundur, kur secili partner është i gatshëm të përpiqet.

Nëse njëri nga partnerët refuzon të përpiqet për lidhjen, në mënyrë të përsëritur vepron keq, ose është emocionalisht, fizikisht, financiarisht ose seksualisht abuzues, është koha të ndaheni.

Burimi: Insider
Përktheu dhe përshtati: News31