Netflix e bën zyrtare! Sa është tarifa shtesë që duhet të paguani nëse ndani kodin me dikë tjetër?
Ajo që ishte paralajmëruar prej disa kohësh tashmë ka nisur të zbatohet nga Netflix. Ata që ndajnë fjalëkalimet e tyre me përdoruesit e tjerë, tani e tutje do të paguajnë një “gjobë” që kap shifrën e një abonimi shtesë.
Platforma e madhe e transmetimit ka zbuluar shumën që një përdorues do të duhet të paguajë për të ndarë llogarinë e tij me një palë të tretë. Ata që paguajnë për paketën bazë të Netflix nuk do të mund të shtojnë një person shtesë në llogarinë e tyre ( e njëjta gjë vlen edhe për ata që paguajnë për Standard me reklama).
Sipas Netflix, ata që paguajnë paketën e abonimit të rregullt (Standard) prej 10,99 € do të duhet të paguajnë 7 euro shtesë çdo muaj në rast se kapen duke ndarë kodin e tyre. Gjithashtu, ata që paguajnë paketën më të shtrenjtë Premium që ofron rezolucion 4K (13,99 euro), do të kenë mundësinë të shtojnë dy anëtarë shtesë për 7,99 euro çdo muaj.
Nëse një përdorues nuk paguan, atëherë ai nuk do të ketë akses në llogarinë e tij. Ky veprim do të prekë më shumë se 100 milionë abonentë të Netflix që shikojnë seriale dhe filma në platformë përmes një kodi që ndajnë me dikë që njohin, një mik apo një të afërm.
Sipas arsyetimit të Netflix, 1/3 e 223+ milionë abonentëve të tij nuk paguajnë as për shërbimin, dhe sigurisht që e sheh veten duke humbur miliona dollarë.