LIFESTYLE 29 Tetor 2022, 11:12

Nesër ndërrohet ora, si do të lëvizin akrepat ditën e dielë

Nesër ndërrohet ora, si do të lëvizin akrepat ditën e

Tetori po mbaron dhe si çdo vit e diela e fundit e muajit sjell me vete ndryshimin e orës, nga ora verore në orën dimërore. Natën midis të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor, në orën 3 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen pas një orë (60 minuta), duke u pozicionuar ne orën 02:00.

Rikthimi në orën diellore është shenja se ne jemi gati të biem në errësirën e dimrit, ku do të kemi mundësi të flemë një orë më shumë, por dhe do të errësohet më shpejt. Ky ndryshim ka ndikime në organizmin e disa njerëzve dhe mund të sjellë edhe ndonjë shqetësim, por kjo kategori njerëzish do të ndjehet më mirë pas vendimit të Parlamenti Europian, për të mos ndryshuar më orën prej muajit mars të vitit që vjen.

Ndryshimi i orës u bë që njerëzit të kenë mundësinë të shfrytëzojnë ditën dhe energjinë diellore.

/News31