LIFESTYLE 26 Dhjetor 2022, 17:53

Nëse nuk keni një ide për dhuratën që do t'i bëni partnerit, mund të frymëzoheni nga Heidi Klum!

Nëse nuk keni një ide për dhuratën që do t'i

Ndodh shpesh që edhe përse doni të surprizoni partnerin tuaj me një dhuratë speciale, sidomos në këtë periudhë fundviti, thjesht nuk keni asnjë ide. Kjo mund të ndodhë për shumë arsye, ndoshta sepse i keni bërë gjithë dhuratat e mundshme dhe këtu flasim për ata që kanë shumë kohë bashkë, ndoshta sepse partneri është pak "tekanjoz", por edhe sepse nuk jeni "tipi i dhuratave" dhe nuk ndryshoni dot. Sido që të jetë, kemi një sugjerim për ju, për dhuratën perfekte, dhe me një sugjerim nga ne, duam të themi që ka Heidi Klum një ide, ne thjesht po jua përcjellim. 

Kështu, modelja e njohur gjermane ka ndarë një video në Instagram së fundmi, ditën e Krishtlindjes, ku tregon dhuratën që ka bërë për partnerin. Sic mund ta shihni, ajo ka "mbështjellë" veten dhe ka shkuar drejt e tek bashkëshorti, teksa thotë: "Po mbështjell dhuratën e Krishtlindjes për bashkëshortin", me një serë emoji-sh zemrash dhe dhuratash. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Heidi Klum (@heidiklum)

Pra ja ku është edhe ideja perfekte, ju kursen kohë, para dhe mbi të gjitha ja bën të qartë partnerit tuaj që dhuratën e tij e ka gjithmonë para syve dhe bën mirë mos kërkojë shumë! Gjithsesi nëse jeni aq përtacë sa mos e bëni as këtë, për meshkujt mjafton t'i bëni një kompliment si dhuratë dhe nuk do ta harrojnë deri vitin tjetër. /News31