LIFESTYLE 14 Dhjetor 2022, 21:08

Nëse nuk e pëlqeni periudhën e fundvitit nuk jeni të vetmit, çfarë është "depresioni i Vitit të Ri" dhe nga se shkaktohet?

Nëse nuk e pëlqeni periudhën e fundvitit nuk jeni të vetmit,

Për shumë njerëz periudha e fundvitit dhe festa e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri është një kohë gëzimi, shprese dhe sigurisht feste, por megjithatë disa prej nesh mund të përballen me një humor jo të mirë ose ta ndjejnë veten të dëshpëruar. Shkurt, vuajnë nga ajo që tashmë njihet si "depresioni i Vitit të Ri" dhe ka shumë arsye pse mund të prekeni nga kjo "sindromë", ndërkohë që euforia e festave “mbretëron” rreth jush. Disa prej arsyeve i keni më poshtë:

– Stresi është një komponent kryesor i kësaj periudhe "depresioni", Po flasim për stresin që lidhet me blerjen e dhuratave, bërjen e darkave të mëdha dhe pjesëmarrjen në organizime, që mund edhe t'ju lodhin.
– Pritshmëritë e larta, të cilat gjithmonë mund të shkaktojnë ndjenja të këqija, veçanërisht nëse nuk mund t’i përmbushni ato.
– Financat janë një shqetësim i madh në këtë periudhë të vitit, veçanërisht kur kombinohen me blerjen e dhuratave.
Dhimbja shpesh intensifikohet gjatë festave, veçanërisht nëse keni humbur një të dashur ose jeni ndarë kohët e fundit, ose thjesht jeni larg familjes.
– Moti më i ftohtë dhe ditët më të shkurtra mund të shkaktojnë depresion sezonal.

Një nga gjërat që absolutisht nuk duhet anashkaluar është pakënaqësia ndaj vetes dhe ëndrrat e planet e parealizuara. Në fund të vitit, ne zakonisht shikojmë prapa dhe reflektojmë për atë që kemi arritur, çfarë kemi bërë keq dhe cfarë mund të kishim bërë më mirë dhe kjo mund të shkaktojë dëshpërim te disa njerëz.

Nëse do flasim për zgjidhet, një prej tyre është të mendoni për arritjet tuaja, jo për atë që keni humbur. Reflektimi në fakt mund të jetë i dobishëm nëse e bëni siç duhet. Bëni një listë të asaj që keni arritur të realizoni, mos i mendoni si gjëra të vogla, sepse gjërat e vogla shpesh janë gjërat më të mëdha. Më e rëndësishmja, mos e krahasoni veten me të tjerët. Jeta nuk është një garë. Përqendrohuni te vetja, arritjet tuaja, fushat e përmirësimit dhe lloji i personit që dëshironi të jeni, pavarësisht nga të tjerët.

/News31