LIFESTYLE 29 Shtator 2022, 18:35

Nëse kishit nevojë për më shumë arsye për të dashur qentë, zbuloni çfarë mund të bëjnë tani!

Nëse kishit nevojë për më shumë arsye për të

Siç e dini qentë e "përjetojnë" botën e tyre përmes nuhatjes dhe aftësitë e tyre pëdoren prej shumë kohësh për të zbuluar drogat, eksplozivët dhe sëmundjet, duke përfshirë disa lloje kanceri, diabetin dhe madje së fundmi edhe Covid-19. Ndërkohë së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar se qentë mund të nuhasin edhe "stresin" në frymëmarrjen dhe djersën tonë.

Studimi i Universitetit të Belfast, i botuar në revistën "Plos one" tregon se si 4 qen (shtëpiakë) të ofruar vullnetarisht nga pronarët e tyre – u vendosën për të “zgjedhur” një nga tre kutitë e aromës që ju ofruan.  Këto kuti dolën nga 36 persona (vullnetarë), të cilët raportuan nivelet e tyre të stresit para dhe pas përfundimit të një probleme të vështirë matematikore. Kutiat (provëzat më saktë) përmpanin një kampion të djersës ose frymëmarrjes së tyre para dhe pas përfundimit të problemës.

Dhe në më shumë se 650 nga 700 prova, qentë identifikuan me sukses një mostër të djersës ose frymëmarrjes që ishte marrë nga një person i stresuar. Pra ata në shumicën dërrmuese të kohës mund ta dallonin mjaft qartë kur një person ishte i stresuar.

Studimi, përveçse një arsye më shumē për t'i dashur qentë dhe aftësitë e tyre që tashmë mund të na ndihmojnë të kuptojmë kur ne apo dikush i afërt është në stres, po ashtu mund të ndihmojë në trajnimin e qenve të terapisë. 

/News31