LIFESTYLE 18 Maj 2022, 14:56
Nëna e Elon Musk bëhet modelja më e vjetër e revistës prestigjioze, pozon në moshën 74-vjeçare
NEWS-31
Nëna e CEO-s së Tesla, Elon Musk, Maya Musk, është bërë modelja më e vjetër në kopertinën e revistës ‘Sports Illustrated Swimsuit’.
Ajo është një nga katër modelet që janë yjet e kopertinës së revistës për vitin 2022, si dhe yjet amerikane Kim Kardashian, këngëtarja Clara dhe sipërmarrësja e modës Yumi Nu.
“Mendova se njerëzit do të më mbyllnin si të çmendur nëse do të isha modele për Sports Illustrated. Dhe tani, ja ku jam. Jam shumë e emocionuar që mund t’u tregoj njerëzve se gratë janë të bukura në vitet shtatëdhjetë,” tha Maye.
Shtatëdhjetë e katër vjeçarja u fotografua nga Yu Tsao në Belize, teksa kishte veshur një body Bahia Maria me detaje lulesh 3D.
Burimi: ABC