LIFESTYLE 16 Dhjetor 2021, 20:15

Ndodh në Korenë e Veriut! Njerëzit janë të ndaluar të qeshin dhe të blejnë ushqime për 11 ditë dhe arsyeja do t’ju habisë

Ndodh në Korenë e Veriut! Njerëzit janë të ndaluar

Koreja e Veriut, e sunduar nga Kim Jong Un, njihet për zbatimin e një regjimi unik ligjesh që është i ndryshëm nga pjesa tjetër e botës. Ka një sërë rregullash strikte të vendosura ndaj qytetarëve që janë edhe të çuditshme dhe të pabesueshme.

Po kaq e çuditshme është edhe e fundit: Të mos qeshësh e të mos blesh ushqime për 11 ditë! Dhe pse? Sepse duhet të mbajnë zi për një ish-lider. Në fakt jo lider i zakonshëm, babai i Kim Jong Un, udhëheqësit aktual.

Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të mos shfaqin asnjë shenjë lumturie, ndërsa Koreja e Veriut përkujton vdekjen e tij, raportoi Daily Mail.

“Ne nuk duhet të konsumojmë alkool, të qeshim apo të argëtohemi gjatë këtyre ditëve”, tha një koreanoverior nga qyteti kufitar verilindor i Sinuiju për Radion Free Asia (RSA).

Ai theksoi se koreanoveriorët nuk u lejuan as të blinin artikuj ushqimorë më datë 17 dhjetor të vitit të kaluar për përvjetorin e vdekjes së Kim Jong II.

Kim Jong II sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij në vitin 2011, ndërsa pushteti u pasua pastaj nga djali i tij i tretë,Kim Jong Un.

Por, nëse ne na duken të çuditshme këto rregulla, nuk janë të tilla për koreanët, të cilët nuk mund të veshin xhaketa lëkure, burrat duhet t’i presin flokët mbi veshë, ndërsa grave u rekomandohet t’i presin pas kokës. Kompani ndërkombëtare të mëdha si: McDonald's, KFC ose Burger King në Korenë e Veriut nuk gjenden askund, pasi promovohet ushqimi tradicional e shumë e shumë të tjera.

/News31