LIFESTYLE 3 Shtator 2022, 16:15

NASA zbulon imazhet e "planetit alien", jashtë sistemit tonë diellor!

NASA zbulon imazhet e "planetit alien", jashtë sistemit tonë

"James Webb Space Telescope", ose në shqip Teleskopi i Hapsirës James Webb, ka kapur imazhet e para të një bote aliene dhe pasi teleskopi është duke performuar 10 herë më mirë se çfarë pritej, me shumë gjasë do të shohim pamje të tjera më të detajuara në të ardhmen.

Astronomët kanë marrë më parë pamje direkte nga 20 exoplanet-e, të gjitha nga teleskopët në Tokë, megjithatë atmosfera e planetit tonë bllokon një pjesë të madhe të pamjeve infrared dhe këto imazhe nuk ishin aq të detajuara. Megjithatë, tani duke përdorur James Webb ata kanë marrë foto të ashtuquajturit exoplanet-it “super-Jupiter”, ose me emrin shkencor HIP 65426 b, që është 7 herë më i madh se Jupiteri dhe është jashtë sistemi tonë dieller, duke u rrotulluar rreth një ylli që ndodhet 400 vite dritë larg nga Toka.

NASA zbulon imazhet e "planetit alien", jashtë sistemit tonë

Precizioni i fotove të tanishme ka qenë i pamundur më parë, ndërsa imazhet e ardhshme sipas shkencëtarëve të NASA-s do të jenë trupa qiellorë me masën e Saturnit apo Neptunit nëse do të jenë me fat.

HIP 65426 është një planet i ri dhe i zjarrtë, pra shumë i lehtë për t’u fotografuar. Rrezet e përdorura për të ishin një variacion mes rreze infrared të afërta që ishin përdorur më parë dhe atyre me rreze të mesme. Tani astronomët kanë më shumë informacion rreth atmosferës së këtyre planeteve jashtë sistemit diellor dhe përbërjes së tyre në tërësi, ndërkohë që këto informacione të reja mund të ndihmojnë të kuptojnë përbërjen e tyre kimike dhe si janë formuar.

Në fakt imazhi mund të kishte qenë më i qartë nëse nuk do të kishtë kërkesë shumë të madhe ndaj teleskopit të ri për të fotografuar objekte të ndryshme astronomike, megjithatë është një hap i madh përpara. Gjithsesi me progresin që po bën, qëllimi përfundimtar është që të kapë imazhe të ndonjë planeti me përmasat e Tokës, që ndodhen në sisteme të tjera yjore dhe mbledhja e provave që na duhet për zbulimin e jetës aliene. 

/News31