LIFESTYLE 5 Gusht 2022, 20:30

Menopauza e parakoshme s'është më mit, sipas mjekëve çdo grua rreth të 30-ave duhet të njohë këto shenja

Menopauza e parakoshme s'është më mit, sipas mjekëve

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) rreth 4 % e vajzave dhe grave në botë vuajnë nga menopauza e parakohshme, e cila shfaqet me fillimin e të 30-ve. Ajo manifestohet fillimisht me çrregullime te ciklit menstrual deri në zhdukjen e plotë të tij. Simptomat e menopauzës së parakohshme nuk janë të njëjta për të gjitha gratë, por mjekët obstetër-gjinekologë këshillojnë të mos injoroni këto shenja.

Cikël i çrregullt menstrual: Ulja e nivelit të estrogjenit në vezore sjell çrregullime në ciklin menstrual. Gjatë kësaj periudhe ju keni fluks gjaku me ngjyrë dhe erë të ndryshme nga cikli i zakonshëm.

Thatësi vaginale: Vagina humbet aftësinë për t’u vetëpastrua në mënyrë natyrale, si dhe konstatohet ulje e dëshirës seksuale.

Infeksione të shpeshta urinare: Çrregullimet e pH-it të zonës intime krijojnë një ambient të përshtatshëm ku rriten bakteret . Si rrjedhojë do të keni djegie të fshikëzës së urinës dhe vështirësi për të urinuar.

Probleme me kockat: Gjatë kësaj faze, trupi i gruas humbet aftësinë për të përthithur kalciumin dhe ushqyes të tjerë që ushqejnë kockat. Rreziku për t'u prekur nga artriti dhe reumatizma është më i lartë se zakonisht.