LIFESTYLE 22 Maj 2023, 19:13

Më në fund Whatsapp ka një zgjidhje për të gjithë ju që pendoheni për mesazhet që dërgoni!

Më në fund Whatsapp ka një zgjidhje për të gjithë

Whatsapp-i, edhe pse është mjaft i përdorur dhe shumë herë na shpëton nga situata të ndryshme, ka edhe disa "defekte", të cilat kanë të bëjnë kryesisht me pjesën pasi i dërgon mesazhet. Ka shumë nga ne që nxitohen dhe dërgojnë mesazhe për të cilat pendohen më vonë dhe detyrohemi t'i fshijmë, gjë që ky aplikacion nuk na lejon t'i bëjmë si duhet sepse na "spiunon" direkt. Megjithatë Mark Zuckerberg dhe ekipi i tij krijues kanë gjetur një zgjidhje tjetër sa i takon mesazhe ku keni bërë gabime apo jeni treguar më dramatike se c'duhet, duke ju lejuaj tashmë që t'i bëni "edit". 

Për të ndryshuar një mesazh, më saktë përmbajtjen e tij, dhe për të rregulluar gabimet tuaja, do të keni kohë plot 15 minuta sipas njoftimit të fundit nga Zuckerberg, gjë që mendojmë se është mjaftueshëm. 

Më në fund Whatsapp ka një zgjidhje për të gjithë

Okay ndoshta nuk është mjaftueshëm për njerëzit që inati i zgjat me javë apo muaj të tëra, por është një fillim. /News31