
Vendosje
Produkti
Produkti

LIFESTYLE 23 Shkurt 2023, 15:04
Marka e njohur italiane prezanton koleksionin e saj të veshjeve me 200.000 prezervativë përreth

NEWS-31
Firma e njohur e veshjeve "Diesel" ka prezantuar së fundmi koleskionin e tyre të ri, në një sfilatë aspak të zakontë. Në javën e modës në Milano, ata ditën si të tërhiqnin vëmendjen.
Marka italiane prezantoi koleksionin "Vjeshtë-Dimër 2023" në një sfond me mbi 200,000 kuti Durex, duke theksuar rëndësinë e seksit si edhe bashkëpunimin e ardhshëm me kompaninë e prezervativëve.
“Ne na pëlqen të luajmë në Diesel dhe e kemi seriozisht. Argëtohuni, respektoni njëri-tjetrin, jini të sigurt", u shpreh drejtori artistik Glenn Martens gjatë fjalë së tij.
I gjithë koleksioni u frymëzua nga tema e lirisë, kënaqësisë dhe kuriozitetit për të eksperimentuar. Do donit ta shihnit nga afër?