Makina luksi me pak para? Eventi i vitit na tregoi se ku mund t’i gjejmë dhe ne jemi të bindur që do na falënderoni
Të bësh udhëtimin e ëndrrave apo të blesh një makinë të re, janë shpenzime dhe investime jo të vogla në jetë. Kur vendosim të udhëtojmë drejt një vendi tjetër, janë një sërë detajesh për të cilat duhet të kujdesemi, duke nisur nga bileta, bagazhet, transporti, rehatia, qetësia, e deri tek akomodimi në destinacionin që na pret. Njëjtë edhe kur vendosim që blejmë një makinë. Duam që të jetë e bukur, komode, e sigurtë, model i fundit. E tek të dyja këto raste duam padiskutim dy gjëra shumë të rëndësishme: cilësi e lartë dhe çmime të arsyeshme.
Nëse keni vendosur të bëni një nga investimet e lartëpërmendura, nuk keni më nevojë të stresoheni apo lodheni duke kërkuar vendin e duhur ku të drejtoheni. Ne ju japim zgjidhje me alternativën më të mirë, “Top Seven”.
"Top Seven" është një ndër agjensitë më prestigjoze dhe më të sigurta në Shqipëri. Ata ofrojnë ushëtime në të gjitha destinacionet, si dhe makina nga më ekonomiket e deri të ato më luksozet.
Të martën “Top Seven” inaguruan pikën e dytë të Agjensisë së Udhëtimeve pranë pallateve Delijorgji në Tiranë, si dhe hapjen e showroom-it “Top Seven Luxury Cars” për shitjen e automjeteve të reja. Për këtë u organizua një festë e cila pa frikë mund të cilësohet si eventi i vitit në sektorin e bizneseve.
Kjo mbrëmje bëri bashkë emrat më të njohur në vend, nga bota e artit, politikës dhe sportit. Yjet e showbiz-it shijuan nga afër jo vetëm festën e bukur, por edhe koleksionin e makinave luksoze të cilat presin të bëhen tuajat.
Një event i kuruar me shumë kujdes, ku çdo gjë dukej se ishte në vendin e duhur. Detajet në arredim bënin diferencën. Menuja e pijeve ishte padyshim më e veçanta që mund të keni parë, ku pijet kishin marrë emrat e markave të makinave, të shoqëruara më një përshkrim komik. Këndet e argëtimit ishin një tjetër pjesë shumë interesante. Edhe “rrota e fatit” erdhi shumë ndryshe, e cila përmes rrotullimit përcakton llojin e makinës që të përshtatet. Të gjitha këto të shoqëruara nën tingujt e muzikës nga DJ.
View this post on Instagram
Duket se “Top Seven” kanë menduar për çdo gjë që ju nevojitet!
Për më tepër, ju mund të ndiqni “Top Seven” në llogaritë e tyre në Instagram për të parë ofertat e udhëtimeve në çdo destinacion të botës, si dhe koleksionet më të fundit të makinave më IN të momentit. Të gjitha vetëm për ju. E pasi të shihnin makinat e prezantuara në showroom-in e djeshëm, e dimë që menjëherë do të vraponi drejt “Top Seven”.