LIFESTYLE 9 Nëntor 2022, 16:46

Llojet e qenve që janë miq edhe të hapësirave të vogla

Llojet e qenve që janë miq edhe të hapësirave të vogla

Ke vendosur të marrësh një qen, por nuk po vendos dot llojin? Kemi disa sugjerime për të marrë këtë vendim afatgjatë edhe për apartamentin tënd.

“German Spitz”

Emri i tyre lidhet me përkushtimin dhe besnikërinë ndaj pronarit. Pamja e lezetshme që i përngjan dhelprës mund t’iu tundojë për t’i plotësuar çdo dëshirë. Kanë një tendencë për t’u lehur të panjohurve, por mesojnë shpejt dhe falin kënaqësi.

Llojet e qenve që janë miq edhe të hapësirave të vogla

 “Boston Terrier”

Nëse po kërkoni për një qenush që ka madje edhe veshët të vegjël, ju duhet një “Boston Terrier”. Shkaktojnë të qeshura me energjinë e tyre! Qenushët e këtij lloji janë ndër shumë aktivë, por të lumturojnë vazhdimisht.

Llojet e qenve që janë miq edhe të hapësirave të vogla

 “Bichon Frise”  

Këta qenushë nuk shkaktojnë alergji, por shkaktojnë dashuri me shikim të parë. Mësojnë shpejt dhe nuk zënë shumë vend as në divanin tuaj.  

Llojet e qenve që janë miq edhe të hapësirave të vogla

“Cavalier King Charles Spaniel”

Edhe një studio e vogël ka vend për një nga këta vogëlushë të bukur. Zakonisht shijojnë ecjet nëpër lagjet e qytetit dhe shoqërinë e njerëzve.

Llojet e qenve që janë miq edhe të hapësirave të vogla

Të gjithë janë lloje qensh që nuk mund të ndalosh së quajturi qenushë, për shkak të fytyrave të tyre të lezetshme. Pra, cilin do të zgjedhësh?