LIFESTYLE 26 Nëntor 2022, 15:00

Lista e filmave më të parë në Netflix që edhe ju duhet t'i hidhni një sy!

Lista e filmave më të parë në Netflix që edhe ju duhet

Netflix është një nga platformat më të njohura të transmetimit në botë, me miliona përdorues dhe kjo jo pa arsye. Përvec komoditetit që të ofron në ndjekjen e filmave apo serialeve, ka edhe një librari të pasur me shfaqje televizieve e projekte kinematografike origjinale, por edhe klasike, edhe pse emrat varen prej shtetit nga e keni hapur adresën. 

Këtë vit, Ted Sarandos, CEO i Netflix, njoftoi se platforma do të përpiqet të jetë më “transparente” me publikun dhe së fundmi platforma duket se i ka qëndruar fjalës së drejtuesit të saj duke publikuar një listë me 10 filmat dhe serialet më të suksesshëm sipas kriterit të platformës: Minutazhi i shikimeve në 28 ditët e para të transmetimit.

Duke u nisur nga këto të dhëna, këto janë 10 filmat më të parë në Netflix (me serialet merremi një herë tjetër) të cilave edhe ju duhet t'i hidhni një sy para se të mbarojë viti sepse e dini si thonë: Vit i ri, filma të rinj, nuk do keni më kohë pastaj...

Red Notice – 364 milionë orë shikime
Don't Look Up – 359.8 milionë orë shikime
BirdBox- 282 milionë orë shikime
The Gray Man – 253.8 milionë orë shikime
Adam Project – 233.1 milion orë shikime
Extraction – 231.3 milion orë shikime
Purple Hearts– 228.7 milionë orë shikime
The Unforgivable– 214.7 milion orë shikime
The Irishman-  214.6 milionë orë shikime
Kssing Booth 2– 209.6 milionë orë shikime

/News31