LIFESTYLE 17 Korrik 2022, 19:46

Lira Gjika "Nëse doni fëmijë të suksesshëm në jetë, kushtojuni rëndësi vetëm këtyre gjërave"

Lira Gjika "Nëse doni fëmijë të suksesshëm në

Pediatrja Lira Gjika sugjeron një guidë të thjeshtë për prindërit e të cilët duan të rrisin fëmijë të suksesshëm dhe me besim në vetvete. Jemi ne prindërit, sipas Gjikës, të cilët modelojmë heshturazi fëmijën, njeriun e rritur të së ardhmes i cili nuk do të jetë peng i dyshimit dhe i pasigurisë.

Në një status në Facebook Pediatrja thekson: “Nëse doni që fëmija juaj të jetë dikushi në jetë, atëherë ju duhet të jeni të vëmendshëm dhe të vetëdijshëm ndaj veprimeve, sjelljeve dhe fjalëve të çdo casti, që jeni në kontakt me fëmijën dhe sidomos kur fëmija nuk eshte prezent. Jepuni rëndësi gjërave të vogla, pasi janë ato, që përditë ndërtojnë atë sjelljen e përhershme te fëmija”.

Gjithashtu ajo sugjeron dhe një rutinë të përnatshme me të vegjlit e shtëpisë: “Kur fëmija merr çdo natë, të njëjtën vëmendje dhe përkujdesje nga prindërit dhe kjo mënyrë kthehet në rregull, pra kujtesën për larjen e dhëmbëve, leximi i librit dhe bisedat e vogla, fëmija fillon të ndërtojë modelin e sjelljeve dhe t’i organizojë ato sipas modelit të prindërve të tij.

Ky rregull, duhet të fillojë rreth moshës 6 muaj dhe fillon me leximin. Tashmë është vërtetuar shkencërisht, që në moshën 6 muajsh, fëmija kupton çdo fjalë, që i shqiptohet nga i rrituri”. -përfundon ajo.