LIFESTYLE 5 Shtator 2023, 17:12

Ligjet e "detyrojnë" Apple të vijë me një karikues të ri për iPhone!

Ligjet e "detyrojnë" Apple të vijë me një karikues

Me siguri të gjithë e dini që ka dy llojë portash kur bëhet fjalë për karikuesit e telefonave, si iPhone, ashtu edhe android (si Samsung). Nëse nuk jeni mirë me terminologjinë, ky më poshtë është karikuesi me fushë USB-C:

Ligjet e "detyrojnë" Apple të vijë me një karikues

Ndërsa ky tjetri është i llojit "Lightning":

Ligjet e "detyrojnë" Apple të vijë me një karikues

Që ende përdoret si nga ata që kanë iPhone, ashtu edhe disa lloje android-i, megjithëse Samsung i ka hequr nga qarkullimi. E në fakt, sipas mediave të huaja, një ligj i ri i BE-së po detyron Apple që mos e nxjerrë më në treg karikuesin "Lightning", pra të dyin që patë më lartë, teksa iPhone i ri do të ketë karikues vetëm me portë USB-C. 

Ligji i Bashkimit Evropian thotë se prodhuesit e celularëve duhet të miratojnë një portë të përbashkët karikimi, brenda dhjetorit të vitit 2023, me qëllimin të kursehen paratë e konsumatorëve dhe të ulet niveli i mbetjeve. Edhe pse kur ky ligj u prezantua në shtator të 2021, Apple "protestoi", duke u shprehur se një vendin i tillë "zë frymën" e inovacionit dhe e dëmton konsumatorin, sidomos në Evropë, ata tani nuk kanë zgjidhje tjetër vecse të zbatojnë ligjin. 

Ndryshimi nga Lightning në USB-C ka qenë duke ndodhur gradualisht, ndërsa  markat e tjera të elektronikës si Amazon e kanë adaptuar menjëherë këtë të fundit, ndërkohë që një tjetër lloj karimi që ofron Apple, sidomos tek iPhone është ai wireless, i përdorshëm që nga iPhone 8 e deri tek i fundit 14. Meqë jemi tek iPhone 14, kjo do të jetë paisja e fundit që do mund të përdorë karikuesin Lightning, pasi duke nisur nga shtatori, kur del në treg iPhone i ri de në vazhdim do të mundeni të përdorni atë me USB-C, edhe njëherë, atë në foton e parë që patë më lartë. 

/News31