LIFESTYLE 1 Maj 2023, 22:10

Ky aplikacion mund të jetë fajtori që ju duhet të karikoni telefonin disa herë në ditë!

Ky aplikacion mund të jetë fajtori që ju duhet të karikoni

Nëse jeni gjithë kohën në telefon dhe përdorni njëkohësisht 10 aplikacione të ndryshme, atëherë fajtori për baterinë e shkarkuar të smartphone-t tuaj jeni vetë ju, por nëse nuk jeni kaq i "varuar" nga qëndrimi në ekranin e vogël dhe sërish nuk dilni dot nga shtëpia pa karkikuesin me vete, atëherë fajtor mund të jetë Snapchat! 

Këtë e ka konfirmuar së fundmi, Alvin Wei, bashkëthemelues i SEOAnt, i cili ka treguar se aplikacioni Snapchat shkarkon baterinë e celularëve, sidomos atyre Apple, pra Iphone-ëve, pasi përvec se ngarkon të fotot e videot që bëni, do edhe të dijë gjatë gjithë kohës vendndodhjen tënde.

Harta e Snapchat e "vret" baterinë dhe pavarësisht se sa mund t'i doni filtrat e tij, nëse e fshini, mund t'i shtosh jetëgjatësinë baterisë së telefonit. Megjithatë jo vetëm të bërit "delete" Snapchat mund t'ju ndihmojë, por edhe fshirja e Facebook mund ta kursejë deri në 20% jetëgjatësinë e baterisë, ndërsa fshirja e Instagram me 25%. Gjithsesi fillojeni njëherë me Snap-in, pastaj nëse mund të bëni edhe pa dy të tjerat, akoma më mirë. 

Nëse nuk bëni dot pa asnjërën, kemi dy lajme të këqija për ju. E para, bateria juaj nuk ka shpëtim dhe e dyta, jeni i varur, urime! /News31