Kushtuar historisë së arbëreshëve! Së shpejti një film për shqiptarët në Netflix!
Netflix u kthye shumë shpejt në platformën e preferuar të të gjithëve ne për filmat e serialet tanë të preferuar. “La Casa de Papel”, “Narcos”, “House of Cards”, i kemi ndjekur aty.
Por, së shpejti aty do të mund të shohim një film, me tematikë të lidhur me shqiptarët.
Me regji të Francesca Oliveri, “Arbëria”, kushtuar historisë së arbëreshëve të Italisë, pritet të shfaqet për publikun më 23 dhjetor.
Në qendër të filmit është historia e Aidës, një stiliste e suksesshme mode e cila jeton prej vitesh në një qytet metropolitan evropian. Me origjinë arbëreshe e lindur dhe e rritur në qytezën e vogël Shën Katerina Arbëreshe, e pozicionuar mes Calabrisë dhe rajonit të Basilicatës, pas vdekjes së babait të saj rikthehet në vendlindje.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një status në “Twitter” e konsideron filmin si tepër emocional dhe të bukur.
“Arbëria” në Netflix Një film tepër emocional dhe i bukur, kushtuar arbëreshëve të Italisë, sjellë nga regjisorja me origjinë kalabreze, Francesca Olivieri. Sa privilegj, të shohësh njëfilm për shqiptarët e mirë në një platformë të suksesshme si Netflix”, shkruan Veliaj.
Të gjithë u bëmë kuriozë, ndaj presim 23 dhjetorin…
/News31