Kur duhet t’i hiqni pemën dhe dekoret që viti i ri 2024 të nisë mbarë?
Shpresojmë që të jeni ende duke shijuar madhështinë e dekorit festiv, bredhit të zbukuruar të festave, që ndoshta e keni vendosur që në nëntor prej fëmijëve të vegjël, prej dëshirës, pak rëndësi kanë motivet. Pas gjithë këtyre, tani po mendoni çmontimin e pemës? Para se ta bëni këtë, duhet të keni parasysh një datë specifike!
Sipas traditës, pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri duhet të hiqet 12 ditë pas mbrëmjes së Krishtlindjeve që praktikisht fillon në 25 dhjetor. Ndaj, merrni frymë lirisht sepse keni edhe disa ditë tjera festive për të shijuar.
Sipas të njëjtës traditë, heqja e dekoreve para ose pas kësaj date specifike thuhet se sjell fat të keq, kështu që, nëse doni ta nisni 2024-ën me fat të mbarë, duhet të prisni edhe pak. Si rregull, pema festive duhet të hiqet në datën pesë ose gjashtë janar, për të respektuar 12 netët pas Krishtlindjeve.