Kur duhet ta heqim pemën e Krishtlindjes?


Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të ri është një simbol i padiskutueshëm i këtyre festave. Por tani që festat mbaruan, radhën e ka pastrimi i shtëpisë dhe heqja e zbukurimeve dhe pemës së Krishtlindjeve. Pikërisht kjo duket sikur na kthen në normalitet.
Por, kur duhet të hiqet pema?
Sipas traditës, që daton në shekullin e katërt, shumë të krishterë kanë shënuar fundin e sezonit të Krishtlindjeve në Natën e Dymbëdhjetë (ose 12 netë pas Krishtlindjes), një mbrëmje e njohur gjithashtu si vigjilja e Epifanisë.
Epifania shënon ditën kur Tre Mbretërit (ose Të Urtët) vizituan foshnjën Jezus, dhe festohet ose më 5 janar ose 6 janar (në varësi të faktit nëse e llogaritni ditën e parë si Krishtlindje apo jo).
Megjithëse grupet e krishtera thuhet se nuk pajtohen se cila datë është e saktë, tradita dikton se Nata e Dymbëdhjetë është koha më e mirë për të hequr zbukurimet festive, përfshirë pemën tuaj. Besohet se lënia shumë gjatë pas Natës së Dymbëdhjetë do të sjellë fat të keq.
Megjithatë, mbani parasysh se duhet ta hiqni pemën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri kur është koha më e përshtatshme për ju dhe familjen tuaj, sepse nuk ka vërtet një përgjigje “të saktë” se kur duhet ta bëni.