LIFESTYLE 26 Dhjetor 2021, 15:46

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet perfekte

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet

Udhëtimet verore mund të duan gjithë vëmendjen, por a nuk janë vendpushimet dimërore idealet për t’u relaksuar? Të kalosh festat e fundvitit ose disa ditë në një vend të mbuluar në dëbora është zgjedhja e duhur. Turizmi malor në Shqipëri duket se po zhvillohet çdo vit e më shumë. Dimri është një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh apo sporteve dimërore. Cilat janë disa nga destinacionet perfekte për të provuar një aventurë të tillë, çmimet dhe alternativat që ato ofrojnë..

Valbona
Lugina e Valbonës në bardhësinë e dimrit merr një pamje përrallore. E pozicionuar 25 km larg Bajram Currit, ka dy mënyra si të shkoni në Valbonë. E para përmes Liqenit të Komanit dhe e dyta duke kaluar nga Kosova dhe konkretisht nga Gjakova. Rruga më e bukur sigurisht është ajo me traget, ku keni mundësi të shijoni dhe parajsën e natyrës së kësaj zone. Me të mbërritur në Valbonë do të magjepseni nga bardhësia që rri hijshëm mbi natyrën, nga lartësia e maleve, e nga zhurma e lumenjve të kristaltë. Bujtinat e shumta të ndërtuar në këtë zonë e kanë kthyer Valbonën në një oaz, çlodhës dhe mikpritës. Përveç natyrës ju mund të shijoni dhe gatimet tradicionale të zonës.

 Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore. Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore. 

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet

Dardha
E pozicionuar vetëm 20 km larg Korçës, është fshati ideal ku zhvillohet turizmi dimëror. Fshati 300 vjeçar me shtëpitë prej guri dhe me kurorat e gjelbërta që vishen me të bardhë në këtë stinë, është gjithmonë një ftesë për ta vizituar. Dardha ka dhe një pistë për ski, ku çdo kush mund të mësojë dhe ata që e dinë të gjejnë hapësirë për ta praktikuar. Në këtë stinë ai është ndër fshatrat më të vizituar. Ndërkohë që flokët e dëborës bien, ku ka më mirë se t’i shijosh ato pranë ngrohtësisë  së oxhakut, duke shijuar dhe një gotë verë apo dhe rakinë tradicionale të zonës.

Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Natyra e qetë dhe e bardhë është arsyeja kryesore që tërheq qindra shqiptarë për të kaluar pushimet e fundvitit. Për disa vit rresht vendi juglindor vazhdon të mbetet preferenca e shumë prej familjeve shqiptare të cilat zgjedhin të ftohtin dhe aventurat në borë për të kaluar festa ndryshe nga ato të zakonshmet. 

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet

Dajti
Nëse jeni në Tiranë dhe nuk e keni mundësinë e lëvizjes, por doni shumë të shijoni disa momente me borë, ju sugjerojmë malin e Dajtit. Parku është një zonë ku rriten disa gjitare të mëdhenj, si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj. Mali i Dajtit, me atë kurrizin karakteristik në formën e një deveje, është quajtur me plot meritë “ballkoni i Tiranës”, për pamjen e bukur që të fal në çdo stinë të vitit, ku mund të shihet edhe vija e horizontit të detit të Durrësit, sidomos në ditët e kthjellëta e të lara të pranverës. Ka disa vite që në Malin e Dajtit ju ofrohet një shërbim mjaft komod dhe i këndshëm, ai i transportit me teleferik, nga rrëza e Dajtit e deri në majë të tij. Vizitorët mund ta përshkojnë rrugën ajrore të Dajtit vetëm për 15 min. 

Gjatë periudhës së janarit bora zbardh majën e malit dhe e bën ndër vendet më të frekuentuara, jo vetëm për banorët e tiranës, por edhe për turistët e shumtë. Në Dajt do të gjeni një park të mirëfilltë aventurash, ku përveç restoranteve panoramike, ecjes në mal, keni dhe shëtitjen me kalë. I pozicionuar vetëm 15 min larg nga Tirana (me teleferik) Dajti mbetet gjithmonë një pikë atraktive për t’u vizituar, sidomos gjatë stinës së dimrit.

 

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet

Shishtaveci
Me një natyrë të bukur në të gjitha stinët, në dimër Shishtaveci vesh magjishëm vellon e bardhë. I pozicionuar 30 km larg Kukësit, është zona që ka potecialin më të mirë të zhvillimit të turizmit dimëror. Shishtaveci njihet edhe për praktikimin e skive, madje aty çdo Shkurt realizohet dhe Kampionati Kombëtar i Skive. Me bujtinat e shumta përreth zonës, ju mund të shijoni mrekullitë e natyrës, ku Zoti nuk është kursyer.

 

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet

Voskopoja
Voskopoja ndodhet vetëm 22 km larg Korçës dhe në këtë stinë, sëbashku më Dardhën, është ndër më të frekuentuarat. Gjatë stinës së dimrit është një zonë e mirë për praktikimin e skive. Hotelet e shumta përreth zonës me gatimet tradicionale do ju bëjnë ta shijoni më shumë këtë zonë, jo vetëm për natyrën, por dhe për historinë që mbart.

Në skajin juglindor ka aventura nga më të ndryshme duke filluar nga skitë dhe deri te shëtitjet në malet të mbuluar krejtësisht nga dëbora. Pyjet janë vendi i duhur edhe për të apasionuarit pas gjuetisë.

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet

Razma
E pozicionuar në mesin e Alpeve  Shqiptare, Razma është gjithmonë një alternativë e mirë për t’u vizituar. Me bukuritë natyrore që të ofron, është një zonë e denjë për shrytëzimin e turizmit dimëror. Me bujtinat dhe hotelet e shumta, ju mund të shijoni një gotë verë të ngrohtë më gështenja të pjekura, duke i kthyer këto netë dimri të ngrohta për shpirtin.

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet

Ku t'i kaloni pushimet dimërore? Një listë me destinacionet

Burimi dhe foto: INTOAlbania

 

/News31