LIFESTYLE 17 Prill 2023, 23:56

Korea e Jugut do të japë pagesë mujore për të gjithë "të rinjtë e vetmuar" që të rihyjnë në shoqëri!

Korea e Jugut do të japë pagesë mujore për të

Disa të rinj në Korenë e Jugut janë aq të shkëputur nga bota, sa qeveria atje është gati t’ju ofrojë para që të “rihyjnë në shoqëri”. Ministria e Barazisë Gjinore dhe Familjes njoftoi këtë javë se do të japë deri në 500 dollarë për muaj, çdokujt që është i izoluar nga shoqëria, në një përpjeke për të mbështëtur “stabilitetin e tyre emocional dhe psikologjik dhe për të mbështetur rikthimin e shëndetit të tyre”.

3.1% e koreanëve, në moshën 19-39 vjeç janë “të rinj të vetmuar”, të cilët jetojnë “një një hapsirë të izoluar, në shkëputje me realitetin për një periudhë të caktuar kohore dhe kanë vështirësi të jetuarit një jetë normale”, sipas një studimi të ministrisë. Bëhet fjalë për më shumë se 338,000 njerëz në të gjithë vendin, me 40% të tyre që e ka nisur izolimin që në periudhën e adoleshencës. Faktorë të ndryshëm që kanë ndikuar në këtë zgjedhje të tyre përfshijnë gjendjen ekonomike të vështirë, shëndetin mendor, problemet me familjen ose me shëndetin.

Masat e reja janë bërë specifikisht për të rinjtë dhe do të përpiqen të ndihmojnë ata që janë tërhequr në mënyrë ekstreme nga shoqëria, po ashtu edhe të rinjtë që nuk kanë mbrojtjen e një të rrituri apo të shkollës, në rrezik për t’u përfshirë në botën e krimit. Pagesa mujore do të jetë e mundur për të rinjtë e vetmuar të moshave nga 9 deri në 24 vjeç, të cilët janë pjesë e familjeve apo jetojnë në shtëpi që fitojnë me pak se paga mujore minimale në Kore, rreth 4,165 dollarë. Të rinjtë do ta kenë shumë të lehtë për të aplikuar, përmes shoqatave të kujdesit, kujdestarëve të tyre apo mësuesëve në shkolla.

Nuk është hera e parë që masa të tilla merren për të rinjtë në Korenë e Jugut, teksa qytetet e mëdha si Seoul-i, kanë ngritur qendra që ofrojnë terapi të shëndetit mendor, zhvillim të hobive, trajnime për punë dhe për jetën, për të giithë ata që janë apo ndihen të izoluar.

Ndërkohë, ky fenomen nuk i përket vetem këtij shteti, teksa edhe Japonia po përballet me diçka të njejtë, me gati 1.5 miionë të rinj të vetmuar, të njohur si “hikikomori”. Është raportuar se disa prej tyre dalin nga shtëpia vetëm për të blerë ushqime, ndërsa të tjera as nuk dalin nga dhoma e gjumit. Ky problem zhvillohet prej disa dekadash tashmë, por Covid-19 ndikoi shumë për keq sipas studimeve zyrtare nga qeveria.

Të tjera arsye nga studimi në Japoni që kanë çuar në izolimin e të rinjve janë stili sedentar i jetës, shtatëzënia, humbja e punëve apo pasja e problemve në lidhje.

/News31

Burimi: CNN