LIFESTYLE 28 Dhjetor 2021, 21:21

Koha për të ndryshuar garderobën! Bashkë me 2021-shin duhet të ikin edhe këto trende

Koha për të ndryshuar garderobën! Bashkë me 2021-shin duhet

Moda funksionon me cikle, dhe tendenca të caktuara nga vitet e fundit tashmë duhet të zhduken.

Nga streçet e zeza tek takat stiletto, ja cilat janë veshjet dhe aksesorët që duhet të mendoni t'i hiqni qafe vitin e ardhshëm.

Streçet e zeza

Lana Blanc, stiliste, tha se streçet do të eklipsoheshin nga veshje më interesante elastike në vitin 2022. “Nëse do të shkoni për mëngjes dhe jo për yoga, ju rekomandoj të zgjidhni një jumpsuit." Në vend që t’i hidhni streçet tuaja të thjeshta, mund t'i vendosni ato bashkë me rrobat e stërvitjes.

Koha për të ndryshuar garderobën! Bashkë me 2021-shin duhet

Këpucët stiletto

Meqenëse shumë njerëz ende kalojnë më shumë kohë në shtëpi, nuk duhet të jetë çudi që takat e larta të larta nuk janë trend për vitin 2022. “Stilettot ende nuk duhet të rikthehen në vitin 2022”, tha Blanc për Insider. Ajo rekomandoi çizmet Chelsea, dhe këpucët me platformë në vend të tyre.

Koha për të ndryshuar garderobën! Bashkë me 2021-shin duhet

Veshjet komplet të gjera

Tara Dupuis, një stiliste dhe modele, tha se veshjet e gjera të vitit 2021 do t'ia lënë vendin siluetave më fine në vitin 2022. “Meqë shumë prej nesh do të nisin të kalojnë më shumë kohë jashtë shtëpisë përsëri, trendi për veshjet e gjera do të zëvendësohet nga stile më të strukturuara”, tha ajo.

Nëse nuk jeni plotësisht gati të hiqni dorë nga rrobat tuaja komode, kombinimi i sendeve më të lirshme me ato më fine (si pantallonat me këmbë të gjera me një pulovër pas trupi) mund të jetë më elegant.

Koha për të ndryshuar garderobën! Bashkë me 2021-shin duhet

Xhinset e ngushta

“Xhinset e ngushta janë padyshim të zhdukura”, tha Blanc. "Fatmirësisht, ka një gamë të gjerë të stileve të xhinseve më të lirshme dhe trendy."

Nëse nuk ju përshtaten, zgjidhni një palë me prerje të drejtë.

Koha për të ndryshuar garderobën! Bashkë me 2021-shin duhet

Mikro-çantat

Mikro-çantat - çantat e vogla që mund të mbajnë vetëm një celular ose çelësa- patën momentin e lavdisë në vitin 2021, por trendi po zhduket.

“Njerëzit më në fund janë lodhur nga këto çanta jopraktike dhe jam e lumtur”, tha Blanc. "Investoni në një çantë dore që mund të mbajë sendet tuaja personale."

Ka një ndryshim midis një mikroçante dhe një çantë të vogël - kështu që ju mund të zgjidhni një që mund të mbajë të gjitha gjërat tuaja thelbësore.

Koha për të ndryshuar garderobën! Bashkë me 2021-shin duhet

Bluzat me shpatulla jashtë

“Janë ende të preferuara për shumë gra, por ka filluar të bëhet e lodhshme”, tha Dupuis.Ajo rekomandoi mëngët e gjera e të fryra.

Gjysmë-pulovrat

Leigh Williams, stiliste, tha se veç të tjerash, ato janë të vështira për t'u veshur."Mund të kufizojnë lëvizjen e krahëve tuaj," tha ajo.

Koha për të ndryshuar garderobën! Bashkë me 2021-shin duhet

Atletet me platformë

Atletet me platformë kanë qenë jashtëzakonisht të përhapura në pasarela dhe në Instagram, por trendi më në fund po ikën. “Jam e kënaqur që po zëvendësohen me atlete elegante ose atlete lëkure”, tha Dupuis.

Koha për të ndryshuar garderobën! Bashkë me 2021-shin duhet

Bike shorts

Streçet e shkurtra elastike, do të konsiderohen sërish veshje palestre. “Tani që po shkojmë në punë, darkë dhe evente, tendenca për to pa dyshim që po zhduket”, tha Dupuis.

Koha për të ndryshuar garderobën! Bashkë me 2021-shin duhet

Bluzat tie-dye (si me bojë)

Një nga tendencat më të njohura të modës DIY për vitin 2021 ishte tie-dye. “Tendenca ishte rinore dhe lozonjare, por po zhduket sepse jemi më shpesh në ambinete formale”, tha Dupuis. Në vend të tyre zgjidhni ngjyra të ndezura.

Koha për të ndryshuar garderobën! Bashkë me 2021-shin duhet

Kapelet kovë retro

Elementi kryesor i modës së viteve 1990, u rikthye në fillim të viteve 2020. Por ky trend po zhduket sërish. “Në vitin 2022, është më mirë të vishni një kapele klasike bejsbolli”, tha Williams.

Koha për të ndryshuar garderobën! Bashkë me 2021-shin duhet

Printi i shahut

“Janë vizualisht të pakëndshme dhe tepër të vështira për t'u veshur në punë ose takime”, tha Williams.

Ndoshta mund të keni çantën, ose shallin, por jo më shumë se kaq!

Koha për të ndryshuar garderobën! Bashkë me 2021-shin duhet

Burimi: Insider
Përktheu dhe përshtati: News31