LIFESTYLE 26 Dhjetor 2021, 19:19

Kini kujdes, goca! Këto janë gënjeshtrat më tipike që thotë çdo parukere!

Shpesh na ndodh të shkojmë në parukeri për një gjë e të dalim me 100 probleme që duhen rregulluar. Nuk jeni të vetmet që ju ndodh kjo, pasi me një situatë të tillë janë përballur të gjitha vajzat. Sigurisht që jo të gjitha ato që na thonë parukeret i besojmë, por vlen të theksohet se ndikimi që kanë tek ne është i pashmangshëm.

Para se të alarmoheni, ja ku janë disa gjëra që i thonë të gjitha parukeret dhe jo domosdoshmërisht duhet t'i besoni:

-Sikur të janë bërë këto flokët për t’u prerë!

-Ua sa maja të djegura paske!

-Majat i ke shumë të thata, të duhet një trajtim!

-Do të pres vetëm majat, mos u shqetëso dhe më pas shef që flokët janë shkurtuar shumë më shumë nga se kishit menduar!

-Shoh që paske rënie flokëshësh, ke marrë ndonjë mjekim. Kam unë një maskë, ta rekomandoj se është shumë e mirë!

-Produktet kozmetike dëmtojnë flokët tuaja, përdorni vetëm produkte profesionale !(sigurisht nga ato që shet parukieria tek dyqani i saj)

Pa mendoni tani, çfarë ju kanë thënë më shpesh?

/News31