
Produkti

Kaloni shumë kohë me partnerin? Atëherë duhet të keni parasysh disa gjëra


Të kalosh shumë kohë me partnerin dhe të jeni gjatë gjithë kohës bashkë, tingëllon shumë bukur dhe duket si mardhënia perfekte, por në fakt kjo gjë sjell pasoja.
Sipas psikologëve, të qëndruarit shumë gjatë me një person, pavarësisht ndjenjave, rrezikon të bini në monotoni dhe të mbysni pasionin. Në të tilla kushte, çfarë duhet të bëni që të qëndroni larg raporteve toksike, monotone dhe të ndiheni gjatë gjithë kohës sikur sapo jani takuar?
1. Mos neglizhoni kohën me miqtë dhe familjarët
Vetëm se jeni në një lidhje dhe ndiheni komod s’do të thotë të lini pas dore marrëdhëniet e tjera. Komunikimi dhe të dalurat me një person të vetëm krijojnë varësi, frikë nga ndarja, ankth dhe mendime të këqija. Thënë këtë, duhet që secili nga ju kalojë kohë vetëm me familjen dhe miqtë.
2. Në vend që të supozosh, është më mirë të pyesësh
Bëni mirë të reflektoni në lidhje me nevojat e partnerit, si mund t’i ndihmoni ata apo t’i bëni më shumë të lumtur. Ja keni bërë ndonjëherë pyetjen “çfarë të acaron më shumë nga unë”?
3. Përpiquni të kuptoni arsyen e mërzitjes së tyre
Komunikoni dhe bëni aktivitete të veçanta bashkë. Dilni jashtë rutinës.
4. Gjej ekuilibrin mes kohës vetëm dhe kohës me të
Eshtë shumë e rëndësishme të kaloni kohë me veten. Mos e ktheni lidhjen në raport toksik duke mbytur njëri-tjetrin.
5. Situatat e vështira kalojini me humor
Edhe sikur të jeni në mes të një sherri, një gjest i lezetshëm do ta ndryshonte atmosferën, prandaj bëjeni humorin pjesë të çdo momenti tuajin.
6. Fokusohuni në gjërat e mira të partnerit
Në vend që të mendoni sa rrëmujaxhi është, kujtojini vetes sa baba i mirë është për fëmijët tuaj, sa partneri mirë është për ju apo sa besnik tregohet ndaj jush. Këto lënë në hije gjithçka tjetër.
Dhe tani pasi lexuat këtë, mos harroni t’i vini në zbatim këto këshilla.