Ju tregojmë si të bëni ëmbëlsira pa i ngjitur me letrën e kuzhinës gjatë pjekjes!
Me siguri gatimi është një nga pasionet që të jep më shumë kënaqësi, sidomos në rezultatin final. Ata që gatuajnë rregullisht dhe marrin vesh nga kjo fushë mbase nuk hasen me këtë problem shumë shpesh, por për ata që kanë dëshirë të gatuajnë dhe nuk janë konsistent me gatimin, të papriturat që dalin gjatë procesit janë të shumta.
Këtu e kemi fjalën për ngjitjen me letrën e kuzhinës. Në momentin që bëni një ëmbëlsirë dhe ajo ngjitet me letrën e kuzhinës, pasi e hiqni letrën, pandispanja krijon një shtresë jo të njëtrajtshme që me siguri na prish punë në estetikën e kekut që do të gatuajmë.
Kemi zgjidhjen e këtij problemi! Pak fare oriz para se të shtroni përmbajtjen e përgatitur mbi letrën e kuzhinës dhe pasi ta nxirrni nga furra, kur pjekja të jetë realizuar, letra e kuzhinës do të hiqet lehtë fare dhe nuk do të jetë aspak e ngjitur me pandispanjën.
Provojeni dhe do të na kujtoni!