
Produkti

Jetesa që do të ëndërronin të gjithë, tashmë në një vend të dashur në Prishtinë

Si çdo javë nga programi “N’majë të gjuhës” marrim veç argëtimit, edhe informacione për një jetesë më të mirë apo promovim të figurave me vlera jashtë territoreve shqiptare.
Edhe këtë të diele mësuam se i vetmi vend ku i gjen të gjitha, është “Marigona Hill”. Një kompleks rezidencial me cilësinë dhe organizimin më të mirë në rajon. Aty do të ketë gjithçka që do ti duhet komunitetit. Ambjente sportive, kopshte, shkolla, qendra aktivitetesh kulturore, parqe lojrash e të gjelbëruar, ambjente biznesi dhe më e rëndësishmja ndërtim cilësor të standarteve ndërkombëtare.
Gjatë spotit prezantues, ajo që na bëri përshtypje ishte jo vetëm mënyra e organizimit por edhe lartësia e apartamenteve apo vilave e duplekseve që i kalonte 4 metra.
Hapësira është shumë e rëndësishme dhe jo me kot ata që kanë zgjedhur apo do të zgjedhin të jetojnë tek “Marigona Hill”, veç gjithçkaje që do të kenë aty do të kenë edhe privatësinë e sigufinë e duhur. Çdo hyrje e banesave do të ketë recespsion, gjë që të kujton filmat amerikanë ku thelbi është jetesa e mirë dhe e sigurtë.