LIFESTYLE 26 Maj 2023, 14:59
Jepet miratimi për testimin e çipit në tru! Si ndikon ai te njeriu?

NEWS-31

Kjo temë është diskutuar gjatë dhe është kundërshtuar më herët, por duket se tani është momenti!
FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) i ka dhënë lejen Elon Musk të testojë çipin e tij "Neuralink" në tru. Neuralink do të jetë në gjendje të kurojë depresionin, autizmin dhe varësitë e ndryshme duke “ri-trajnuar” pjesë të trurit përgjegjëse për këto probleme.
Probleme të tjera që Musk pretendon se mund të kurohen janë: obeziteti, autizmi, skizofrenia, e deri telepatia.
Në lidhje me këtë çip, Musk u shpreh me bindje që ishte shumë i sigurt, sa mund t’ia vendoste edhe fëmijëve të tij.