LIFESTYLE 27 Dhjetor 2022, 12:15
Jeni kuriozë të dini cili është filmi i parë që është realizuar për Krishtlindje shumë vite më parë?

NEWS-31

Filmat e Krishtlindjeve janë kthyer në një traditë që na shoqërojnë që në ditët e para të dhjetorit e deri në Jaar. Mes mijërave filmave që shohim çdo vit, a jeni kuriozë të dini filmin e parë të realizuar për Krishtlindje?
Bëhet fjalë për filmin “Santa Claus” i cili u xhirua në vitin 1898 nga një pionier britanik i kinemasë dhe tregimit me protagonist Santa Claus. Për shkak të kohës së hershme, filmi është bardh e zi.
"Santa Claus" bën fjalë për dy fëmijë që presin para oxhakut kur dado i detyron të shkojnë në shtrat. Më vonë atë natë, Santa mbërrin në çatinë e shtëpisë së tyre, zbret nga oxhaku dhe hyn në shtëpi përmes oxhakut për të lënë dhurata për fëmijët. Më pas ai zhduket, pikërisht kur fëmijët zgjohen.
Ja t'jua rikujtojmë pak.