Instagram bëhet gati të rivalizojë Twiiter-in, hedh në treg aplikacionin e ri!

Threads quhet aplikacioni më i ri i Meta-s, aplikacion ky i lidhur drejtpërdrejtë me Instagram dhe që prej ditës së sotme gjendet në Apple Store, por publikimin zyrtar do ta ketë ditën e enjte.
Synimi i lancimit të kësaj platforme të re është konkurenca e drejtpërdrejtë e Meta-s me Twitter-in, në një kohë kur ky i fundit po përballet me shumë kritika nga përdoruesit, pas ndryshimeve të fundit të bëra nga CEO-ja, Elon Musk. Kështu, miliarderi ka nisur që në platformën që zotëron t'i kërkojë njerëzve të identifikohen për të parë postimet, gjë që më parë ishte e lejuar, ndërsa përdoruesëve i ka shtuar disa lloje pagesash, në mënyrë që të shohin më shumë postime nëpërmjet llogarive të verifikuara.
Këto ndryshime dhe të tjera kanë bërë që më mijëra përdorues të Twitter të largohen nga platforma dhe pritet ta bëjnë më shumë dhe Threads po i mirëpret krahëpahur. E themi këtë, pasi në përshkrimin e tij, ky aplikacion shkruan se është një vend "ku komunitetet mblidhen për të diskutuar gjithçka, nga temat që ju interesojnë sot deri tek ato që do të jenë trend nesër". Për çfarëdo që të intereson, mund të ndiqni dhe të lidheni drejtpërdrejt me njerëzit tuaj të preferuar dhe të tjerë që i duan të njëjtat gjëra - ose të krijoni ndjekës besnikë për të ndarë idetë, opinionet dhe krijimtarinë tuaj me botën.”, gjë që ngjason shumë me Twitter-in, madje edhe mënyra se si duket është e ngjashme me platformën e Musk.
Njerëzit që janë të interesuar për t'u regjistruar do të jenë në gjendje të përdorin Instagram-in e tyre për t'u identifikuar dhe do mund të ndjekin menjëherë kontaktet ekzistuese që kanë në platformat e Meta-s. Threads u lançua për herë të parë në vitin 2019 për të konkurruar me Snapchat, pa sukses, por edhe pse u braktis më vonë, Meta e mbajti markën dhe tani është gati të përfitojë nga ajo që po ndodh me Twitter.
/News31