Çifti i njohur i blogerëve viziton Shqipërinë: "Vendi i bukur, por benzina kushton dhe restorantet janë të shtrenjta"
Noemi dhe Lorenzo janë një çift nga Italia që me camper-in e tyre udhëtojnë në shumë vende të botës dhe i ndajnë eksperiencat me ndjekësit e tyre në Instagram, të cilin e kanë kthyer në një blog të mirëfilltë udhëtimi dhe madje goxha të njohur. Për momentin ata ndodhen në Greqi, por për disa ditë ata viituan edhe Shqipërinë, vendet më të bukurat tonat dhe në lidhje me atë cka panë folën në një intervistë me "ABC e Mëngjesit".
Në lidhje me historinë e tyre ata zbuluan se janë njohur pikërisht në një kamping, teksa Lorenzo ishte me familjen e tij dhe aty njohu e Noemi-n. Ndërkohë, vendimin për të nisur një blog udhëtimesh ka qenë shumë i thjeshtë dhe gjithcka ka nisur nga dëshira e tyre e madhe për të vizituar sa më shumë vende:
“Ne na pëlqen t’i vizitojmë këto vende dhe t’i tregojmë këto vende njerëzve që nuk kanë mundësi t’i vizitojnë, të lëvizin dhe që të mund t’i njohin. Kështu lindi dhe blogu ynë."
Përse vendosën ta vizitonin Shqipërinë tani? Dyshja, që ka mbi 1 muaj në udhëtim në disa vende, zbulon:
“Ne kemi shumë miq shqiptar dhe na kanë sugjeruar të vizitojmë Shqipërinë. Me që po bënim disa udhëtime, me këtë rast përfituam dhe e vizituam."
E përtej faktit që Shqipëria i ka pëlqyer për shkak të bukurive që ka, gjë të cilën e kanë promovuar edhe në Instagram-in e tyre, ata thonë se prisnin që cmimet të ishin pak më të ulta, por i kishte rezultuar ndryshe,
“Pushimet mund të bëhen edhe me kosto të ulëta. Menduam se do të kushtonte më pak në Shqipëri. Disa vende janë të bukura, por benzina kushton, disa restorante janë të shtrenjta. Por frutat, perimet janë mirë. Njësoj si në Itali, disa gjëra janë të shtrenjta”, - thotë Lorenzo.
Megjithatë ata i kanë bërë promovimin që meriton vendit tonë dhe këtë mund ta shihni në videot e mëposhtme.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
/News31