Historia që emocionon, familja udhëton nëpër botë përpara së fëmijët e tyre të humbin shikimin
Çifti kanadez Edith Lemay dhe Sebastien Pelletier kanë 4 fëmijë. Mia, vajza e tyre e madhe, fatkeqësisht u diagnostikua me “retinitis pigmentosa”, një sëmundje e rrallë gjenetike që shkakton humbje ose përkeqësim të shikimit me kalimin e kohës. Po ashtu, pak kohë më vonë edhe dy nga djemtë e tyre u diagnostikuan me të njëjtën gjendje shëndetësore, teksa babai i tyre tha se aktualisht nuk ka asnjë kurë apo trajtim efektiv për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes.
I prekur, ai pranon: "Nuk kemi asgjë në dorë. Ne nuk e parashikojmë dot se sa shpejt do të ndodhë, por sipas studimeve, në mesin e jetës ata do të jenë plotësisht të verbër."
Ndërkohë tani, ata duket se e kanë pranuar këtë "fat" të trishtë, teksa prindërit e kanë përqendruar vëmendjen e tyre që t’ua bëjnë jetën fëmijëve sa më të lehtë, por edhe më të bukur. Ata kanë vendosur që fëmijët e tyre të shohin të gjitha gjërat nga afër para se të verbohen dhe jo t’ua tregojnë ato nëpër libra.
Prandaj planifikuan një udhëtim drejt botës dhe për një vit të tërë, në mënyrë që 3 fëmijët e tyre të kenë mundësinë për të parë kafshët, vendet dhe dukuritë e natyrës të gjitha me sytë e tyre. Aktualisht janë në udhëtim, në udhëtimin e jetës së tyre.
/News31