LIFESTYLE 8 Korrik 2022, 21:10

Historia e Larry, maces së "Downing Street" që ka përcjellë 3 kryeministra britanikë

Historia e Larry, maces së "Downing Street" që ka

Ditët e fundit të gjithë po flasin për dorëheqjen e Boris Johnson, kryeministrit të  teBritanisë. E ndërsa ai duket se do të largohet nga rezidenca e tij bashkë me stafin dhe patneren, Carrie Symonds, një ‘banore’ tjetër e "Downing Street", nuk ka ndërmend të lëvizë që aty dhe me të drejtë, sepse ka disa vite më shumë se Johnson aty.

Po flasim për Larry-n "the Downing Street Cat". Macja e parë e Britanisë ka parë deri tani 3 kryeministra të mbyllin derën pas tyre: David Cameron, Theresa May dhe tani, Boris Johnson, teksa jeton në Downing Street që nga viti 2011 dhe para se të bëhej rezidente e godinës qeveritare ishte endacake.

Duhet thënë që Larry ka edhe shumë personalitet, fiks ajo cka i duhet një maceje kryeministrore, madje edhe kur ndodhet përballë krerëve të shteteve të jera. Për shembull, ajo është takuar me Barack Obamën në vitin 2011 dhe është në fakt ai është shoku i vetëm që ka bërë nga Presidentët e vendeve të tjera, siç e ka konfirmouar David Cameron. Themi se është shoku i vetëm sepse Larry nuk shkon mirë me "burrat e shtetit", fjala vjen gjatë vizitës së Donald Trump në 2019-ën, macja e famshme nuk mori mundimin as të ngrihej nga gjumi për ta përshëndetur. 

Historia e Larry, maces së "Downing Street" që ka

Emri i Larry-t është dëgjuar edhe në Parlamentin britanik, kur David Cameron, në paraqitjen e tij të fundit si lider, pohoi dashurinë e tij për macen, por u shpreh se “Nuk mund ta marr me vete. Ajo i përket rezidencës dhe stafi e do shumë, ashtu si unë”.

Ja vlen të përmendet se Larry ka edhe një faqe në Twiiter, një faqe parodi, ku ka 1 milionë ndjekës dhe shpesh bën ironi me vetë kryeministrat dhe politikanët britanikë. 

/News31

Burimi: