LIFESTYLE 15 Nëntor 2022, 22:04

Hani shpejt? Mjekët tregojnë arsyet pse nuk duhet ta bëni

Hani shpejt? Mjekët tregojnë arsyet pse nuk duhet ta bëni

Të gjithë e dimë se të hash vaktet shpejt nuk është dicka e mirë, madje mjekët këshillojnë se është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj që të hani ngadalë dhe ta përtypni më mirë ushqimin. Por përse? E para, sepse copat e mëdha të ushqimit mund të shkaktojnë fryrje dhe probleme me tretjen. Tretja e ushqimit fillon në gojë, kështu që mënyra dhe shpejtësia me të cilën e përtypni ushqimin ndikon më tej në procesin e përpunimit të tij në organizëm.

Nga ana tjetër dietologët sugjerojnë që të gjeni kohë për të shijuar ushqimin tuaj duke përtypur çdo kafshatë afërsisht 20 herë dhe kjo do të bënte të mundur që përpunimi të niste ashtu sic duhej. Nëse hani shpejt, praktikisht do të hani më shumë se zakonisht. Trurit i duhen rreth 20 minuta për të regjistruar që stomaku është i ngopur, prandaj rekomandohet konsumimi më i ngadalshëm i ushqimit. Për më tepër, përfitimet e përtypjes më të ngadaltë përfshijnë edhe këto vecori:

– thithjen më të mirë të lëndëve ushqyese
– tretje më të mirë
– nivel më të ulët të stresit

/News31