LIFESTYLE 23 Korrik 2022, 14:30

Hani akullore për t'u freskuar? Jeta juaj (dhe e jona) paska qenë një gënjeshtër!

Hani akullore për t'u freskuar? Jeta juaj (dhe e jona) paska qenë

Një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës gjatë verës është akullorja! Shumica prej nesh sigurisht hamë akullore për t’u freskuar në ditët e nxehta, sidomos në këto ditët e nxehta që po përjetojmë. Megjithatë mesa duket jeta jonë paska qenë një gënjeshtër, sepse akullorja të jep një ndjesi freskie në gojë për një moment, por më pas bën që të nxehemi më shumë.

Sipas Tara Marchello, një dietologe në Sistemin Shëndetësor të Universitetit të Kansas, kjo është ajo që ndodh me trupin tonë kur konsumojmë akullore: 

Nuk do t’i thoja askujt që të mos hante akullore në verë. Kjo do të ishte e gabuar. Është e këndshme. Ju jep një ndjesi të menjëhershme freskie në gojë. Por më pas fillon tretja. Edhe kur hamë diçka me kalori, qoftë akullore apo ushqim në përgjithësi, duhet punë që trupi ynë të “djegë” yndyrnat, proteinat dhe sheqernat.

Ka të bëjë me efektin termik të tretjes dhe përthithjes së substancave. Kur tresim, kjo krijon energji dhe nxehtësi. Prandaj, temperatura e trupit tonë mund të rritet.”

Dietologia rekomandon që të përballojmë si duhet ditët e nxehta, të shtojmë ushqime me përmbajtje të lartë uji në dietën tonë, si domatet, kastravecat, manaferrat dhe pjeprin. Këto ushqime, për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit, ndihmojnë trupin të balancohet dhe të shmangë rritjen e temperaturës nga djegia e kalorive apo nga sforcot e tjera. 

Sigurisht edhe ushqimet e rënda, ushqimet e skuqura apo edhe ushqimet me shumë proteina duhen shmangur në këtë periudhë. Ndërkohë i njejti diskutim si për akulloren është edhe për një limonadë të ftohtë, që mund të na freskojë në fund të fundit, por e bën trupin të punojë më shumë për ta tretur atë nëse ka një përmbajtje të lartë sheqeri.

/News31