LIFESTYLE 23 Dhjetor 2021, 16:19

Gati për festën e Vitit të Ri? Kushtojini rëndësi aksesorëve

Gati për festën e Vitit të Ri? Kushtojini rëndësi


Aksesorët e natës së ndërrimit të viteve mund të rrëmbejnë vëmendjen e të gjithëve.

Janë ato që do të plotësojnë veshjen tuaj dhe do t'i japin asaj faktorin “wow”që po kërkoni. Aksesorët duhet t'ju ndihmojnë të ndiheni të sigurt, të bini në sy dhe në fillimin e bisedave.

Më poshtë janë ato që duhet të keni natën e ndërrimit të viteve:

Çanta e vogël

Nëse ka një aksesor që duhet ta vendosni në krye të listës suaj, është çanta perfekte. Do të ishte mirë një pa rrip, që të jeni “të lira” kur të doni. Për natën e Vitit të Ri, konsiderojeni patjetër, dhe mos harroni: Pak shkëlqim duhet!

Gati për festën e Vitit të Ri? Kushtojini rëndësi

Shumë byzylykë bashkë

Ata janë super “in” për momentin. Ata duken shumë bukur pothuajse tek të gjithë. Mund rë plotësojnë veshjen tuaj, por sigurohuni që të mos e “zbehin” atë.

Gati për festën e Vitit të Ri? Kushtojini rëndësi

Shumë shkëlqim! Bling-Bling!

Është nata për shkëlqim. Për shembull coveri i telefonit. Do të jetë në dorën tuaj për shumë kohë, ndaj mos e neglizho.

Gati për festën e Vitit të Ri? Kushtojini rëndësi

Këpucët më të bukura

Nuk ka kohë më të mirë për të treguar këpucët e reja sesa në prag të Vitit të Ri. Ato do të rrëmbejnë vëmendjen dhe patjetër do t’ju hyjnë në punë edhe gjatë vitit!

Gati për festën e Vitit të Ri? Kushtojini rëndësi

/News31